FMN: Shqiperia ne “harten e kuqe” te tregjeve financiare ne bote

Sektori financiar eshte zhvilluar ndjeshem ne te gjithe globin dhe sistemet moderne financiare po aplikohen si mundesi investimi per qytetaret. Ndersa ne Shqiperi, sistemi financiar mbetet i dominuar nga bankat, ndersa shtyllat e tjera te tij jane ende ne faza embrionale.

Raporti i fundit i FMN-se e rendit Shqiperine nder vendet me tregjet me te pazhvilluara financiare ne bote. Ne Indeksin Boteror te Zhvillimit Financiar, Shqiperia renditet e 107-ta ne listen e 183 vendeve. Sektori financiar eshte zhvilluar ndjeshem ne te gjithe globin dhe sistemet moderne financiare po aplikohen si mundesi investimi per qytetaret. Ndersa ne Shqiperi, sistemi financiar mbetet i dominuar nga bankat, ndersa shtyllat e tjera te tij jane ende ne faza embrionale.

Shqiperia eshte nje nder vendet me nivelin me te ulet te zhvillimit te tregjeve financiare ne bote.
Ne Indeksin Boteror te Zhvillimit Financiar, te publikuar nga Fondi Monetar Nderkombetar Shqiperia renditet e 107-ta ne listen me 183 vende te marra ne studim. Disi me mire paraqitet ne indeksin e zhvillimit te institucioneve financiare, ku renditet ne vendin e 90.

Raporti i ndan te gjitha shtetet ne 6 zona me ngjyra, ku e kuqja perfaqeson nivelin me te ulet te zhvillimit te sistemit financiar dhe ngjyra blu nivelin me te larte, Shqiperia renditet tek ngjyra e kuqe.
Sektori financiar eshte zhvilluar ndjeshem ne te gjithe globin dhe sisteme moderne financiare po aplikohen ne shume aspekte, siç jane bankat e investimit, fondet e investimeve, fondet e pensioneve, kompanite e sigurimit, si alternative ku qytetaret mund t’i investojne kursimet.

Por ne Shqiperi, sistemi financiar mbetet i dominuar nga bankat, ndersa shtyllat e tjera te tij jane ende ne faza embrionale. Gjithashtu, Shqiperia eshte vendi i vetem ne rajon qe nuk ka nje treg kapitalesh, ose siç njihet ndryshe burse.

Ne studimin e FMN-se, zhvillimi financiar perfshin permiresimet ne funksione te tilla te ofruara nga sistemet financiare si: (i) bashkimit te kursimeve; (ii) ndarjes se kapitalit ne investime produktive; (iii) monitorimi i ketyre investime; (iv) Risku dhe diversifikimi; dhe (v) shkembimi i mallrave dhe sherbimeve.

Secila nga keto funksione mund te ndikoje ne vendimet per kursim dhe investime dhe efikasitetin me te cilen jane ndare fondet. Per pasoje zhvillimi i tregjeve financave ndikon ne akumulimin e kapitalit fizik dhe njerezor dhe eshte nje faktor i rendesishem i produktivitetit dhe nga tre faktoret qe percaktojne rritjen ekonomike. Me kalimin e kohes, sektori financiar ka evoluar ne te gjithe globin dhe sisteme moderne financiare po aplikohen ne shume aspekte.

Per shembull, ndersa bankat tradicionalisht kane zene pjesen me te madhe te tregut, linja te tjera si bankat e investimeve, kompanite e sigurimit, fondeve e investimit, fondet e pensioneve po zhvillohen gjithnje e me shume. Ne menyre te ngjashme, tregjet financiare kane zhvilluar menyra qe lejojne individet dhe firmat te diversifikojne kursimet e tyre.

/Gazeta Ekonomia/