Lordi Robertson, fjalim ne Kolegjin Universum ne Kosove

Te marten Kosova do te prese nje mik te madh dhe lider boteror, Lordin George Robertson, ish Sekretar i Pergjithshem i NATO’s dhe ish Sekretar i Mbrojtjes ne qeverine e Kryeministrit Tony Blair.

Lordi Robertson do te vije ne Kosove si i ftuar i Presidentes Jahjaga, ku edhe do te marre çmim dhe mirenjohje per kontributin ne lirine dhe pavaresine e Kosoves. Ndersa po ate dite, ai do te mbaje nje ligjerate me studentet e Kolegjit Universum, ku do te jape mesazhet e tij per te rinjte e Kosoves.

Lord Robertson ishte sekretar i mbrojtjes ne qeverine britanike gjate luftes ne Kosove ku luajti rol kyç ne bombardimin e Jugosllavise nga ana e NATO’s. Nga Nentori i 1999, u emerua Sekretar i pergjithshem i NATO’s dhe pjese shume e rendesishme e punes se tij ishte menaxhimi i paqes ne Kosove permes misionit paqeruajtes te KFOR-it.

Edhe pas perfundimit te mandatit te tij ne NATO, Lord Robertson vazhdoi te kontribuoje ne konsolidimin dhe pavaresine e Kosoves dhe mbetet nje nga miqte tane me te rendesishem nderkombetar.

Kolegji Universum eshte shume i nderuar me viziten e nje miku dhe lideri boteror siç eshte Lord Robertson. Per me shume informacione, klikoni ne www.universum-ks.org.

/Gazeta Express/