Konçesionarja e TVSH-se, si do te shperblehet privati?

Koncesioni per administrimin e mbledhjes se TVSH-se do te jete 10-vjeçar. Sipas Ministrise se Financave privati, qe do te fitoje ne tender, do te investoje fillimisht 9.57 milione euro per ngritjen e sistemit te posaçem kompjuterik dhe do te paguaje 8.2 milione euro çdo vit si kosto operative per mbajtjen e tij.

Por si do te shperblehet ai?
Sipas ministrise, formula financiare parashikon qe kompania private fillon e merr shperblim vetem nese te ardhurat nga TVSH e brendshme do te rriten me shume se 11 per qind krahasuar me nje vit me pare. Nese nuk rriten mbi kete nivel atehere shteti i paguan kompanise private vetem 10 per qind te investimit ose 950 mije euro ne vit.

Shifra prej 11 per qind qe eshte caktuar si kufi per rritjen e te ardhurave eshte nga rritja mesatare e te ardhurave te TVSH-se se brendshme ne 17 vitet e fundit. Pra, sipas qeverise meqenese vete shteti ka arritur qe vit per vit te rrise me 11 per qind mesatarisht te ardhurat nga TVSH e brendshme, qe privati te marre shperblim duhet ti rrise te ardhurat me shume se kjo shifer.

Aktualisht te ardhurat nga TVSH e brendshme, e cila mblidhet nga tatimet, jane rreth 30 miliarde leke. Kjo do te thote se per te marre pagese, konçesionari privat duhet t’i rrise ato mbi 33.3 miliarde ne vitin pasardhes dhe keshtu me radhe per çdo vit. Por si llogaritet shperblimi?

Formula bazohet mbi nivelin e rritjes se te ardhurave, ku rritja 11 per qind konsiderohet si zero. Nese rritja e te ardhurave do te varioje nga 11 deri ne 15 per qind, privati merr 90 per per qind te saj. Nese ajo varion nga 15 ne 17 per qind, atehere privati merr 6.5 leke ne cdo 10 leke ndersa shteti 3.5 leke dhe keshtu me radhe sa me e madhe rritja aq me shume ulet perqindja qe merr privati.

Ky eshte konçesioni i disate ne fushen e sherbimeve fiskale. Ai u propozua nga nje kompani me qender ne Hong Kong qe quhet Em Pos. Ideja u quajt e vlefshme nga Ministria e Financave, e cila pretendon se i ka ndryshuar krejtesisht kushtet e konçesionit per te rritur perfitimet e qytetareve.

Skema parashikon qe privati te ngreje sistemin e posacem kompjuterik dhe te administroje pjesen inteligjente te tij, ndersa mbledhja e te ardhurave ne terren do te vazhdoje te kryhet nga punonjesit e tatimeve.

/Top-Channel/