6000 traktore ne proteste, fermeret greke bllokojne doganat dhe rruget

 

Mbi 6000 traktore jane nxjerre prane doganave dhe pikave nevralgjike te rrugeve nacionale nga fermeret greke qe kane filluar protesten e tyre, ashtu siç kishin paralajmeruar pas deshtimit te bisedimeve me ministrin grek te Bujqesise ne lidhje me reformen e re te pensioneve dhe sistemin e tatim-taksave.

Fermeret qe jane gati te bllokojne disa pika doganore ne Greqine e Veriut ne kufirin me Maqedonine dhe Bullgarine, kane mbyllur ne mbremjen e se merkures per disa ore rrugen kryesore qe lidh Athinen me Selanikun prane Larises dhe kane ngritur blloqe me traktoret e tyre ne autostraden Egnatia ne Greqine Qendrore, ne Peloponez , ne Janine dhe Arta e deri ne kufijte me Turqine.

Duke kerkuar me shume lehtesime per sistemin e taksave ata nuk pranojne tashme te negociojne me ministrin e Bujqesise, por duan te bisedojne vetem me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.
“Qeveria po planifikon masa shtrenguese per fermeret e vendit duke filluar nga reforma e pensioneve ku trefishon kontributin personal dhe me pas me sistemin e ri te taksave te cilat, duke u kombinuar, u marrin bujqve 85% te te ardhurave te tyre”, tha nje fermer.

Nderkohe per te dyten here brenda nje jave kane mbushur rruget e Athines avokatet greke, mjeket, inxhinieret dhe nenpunesit e sektoreve shkencore te vendit kunder reformave te qeverise.
Duke dhene nje pergjigje ndaj mediave qe e quajten protesten e tyre te pare si “demonstrata e kostumeve dhe tajereve”, ata kane hequr kravatat e tyre dhe i kane varur ne disa prej pemeve prane Parlamentit duke dashur te thone se reformat e reja te qeverise per taksat dhe pensionet do shkaterrojne profesionet e tyre.

“Ne nuk po flasim per nje reforme te logjikshme ne nje kuader kur te gjithe kontribuojne, por per nje ligj qe ne kombinim me sistemin e ri te taksave, merr rreth 80 per qind te te ardhurave te te vete punesuarve profesioniste. Duke pasur parasysh kohen e veshtire qe ne po kalojme dhe me kete papunesi te madhe, ajo çfare mbetet nuk eshte e mjaftueshme per te mbijetuar”, tha Panajota Mpourletidou, juriste.

Nderkohe, qeveria greke beson se nuk duhet qe te reduktoje perseri pensionet te cilat jane shkurtuar prej vitit 2010 deri ne masen 40%. Protestat qe kane me shume se nje jave qe kane filluar do te vazhdojne javen e ardhshme me greven e marinareve te enjten dhe te premten e qe do te kurorezohet me pas me greven e pergjithshme te sindikatave te sektrit privat dhe atij publik ne daten 4 shkurt.

 

/Telegrafi/