Buxheti 2015, qeveria mblodhi 19.7 miliarde leke me pak se plani

Qeveria mblodhi vitin e kaluar 19.7 miliarde leke te ardhura me pak se plani i buxhetit. Te dhenat zyrtare nga ministria e Financave tregojne se mosrealizimet me te medha erdhen nga tre zera, akciza, tatimi mbi te ardhurat personale dhe te ardhurat jotatimore.

Kur te ardhurat rezultojne me te uleta se plani, qeveria ka dy rruge per ta kompesuar renien. Ose te rrise borxhin publik, ose te ule shpenzimet. Te dhenat tregojne se per vitin 2015 ajo ka zgjedhur kete te dyten, madje duke i ulur shpenzimet edhe me shume se sa mosrealizimi i te ardhurave.

Sipas financave, per vitin 2015 shpenzimet faktike te buxhetit rezultuan 25.8 miliarde me te uleta se sa plani buxhetor. Por cilat ishin zerat qe kompesuan mosrealizimin e te ardhurave. Shifrat zyrtare te financave, tregojne se jane tre kategori shpenzimesh qe kane mbajtur peshen me te madhe. Keto jane shpenzimet per fondet speciale, ku futen pensionet dhe pagesat per sigurimet shendesore, shpenzimet per buxhetin vendor dhe zeri i trete eshte ai i ndihmes ekonomike.

Sipas ministrise se financave, shpenzimet per pensionet dhe fondin e sigurimeve shendetesore u realizuan 6.8 miliarde leke me pak se plani, buxheti vendor shpenzoi 9 miliarde leke me pak, ndersa transfertat sociale rezultuan rreth 3.9 miliarde leke me te uleta.

Vec ketyre kategorive, te cilat adresohen kryesisht per shtresat ne nevoje, nje tjeter ze ku shpenzimet faktike kane qene me te uleta se plani jane investimet publike, te cilat rezultuan rreth 1.8 miliarde leke ose 14 milione dollare me pak.

/Top-Channel/