Koncesion vs Publike: Arsyet e deshtimit

Shqiperia ka nje sektor publik te dobet, por nga ana e tyre koncesionet jane jotransparente dhe raporti mes kostove dhe perfitimeve prej tyre eshte i paqarte, ne rastin me te mire. Kontratat e nenshkruara u kane falur koncesionareve miliona ne fitime dhe u kane garantuar monopole jetegjata, por kompanite publike jane keqmenaxhuar dhe rrezikojne falimentin

Imazhi i koncesionareve te medhenj ne vend, si Bankers Petroleum, ato ne industrine e nxjerrjes se mineraleve, HEC-et apo kompanite qe ofrojne sherbime doganore e te ngjashme, eshte ai i zhvatesve te pasurive publike. Deshtimi i nje liste jo te vogel te ketyre koncesioneve perfshi ate te CEZ, Armo e te ngjashme, e ka penalizuar Shqiperine me humbje disa qindra milioneshe, ndersa pjesa tjeter regjistrojne marzhe fitimi gjigante, pa qene te bezdisur prej konkurrences, ndersa akuzohen edhe nga raportet publike, se kane investuar vetem kacidhe ne sektoret qe shfrytezojne e ku shpesh flitet per katastrofa. Ditet e fundit koncesionet jane kryefjala e dites, ndersa qeveria po synon te leshoje nje te ri ne fushen e administrimit te Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH), pasi me heret kishte leshuar per kompani private, gjithmone nen akuza te ashpra nga opozita dhe media per korrupsion, sherbime si: Hemodializa, Check Up shendetesor,

Open Data (opendata.al) ka bere publik nje regjister koncesionar, me 66 kompani, te cilat kane marre leshime prej shtetit te kryejne aktivitete, qe prej nxjerrjes se mineraleve e naftes, deri te menaxhimi i parkingjeve publike, ne qytete si: Fieri apo Vlora. Miratimi i ketyre koncesioneve, thuajse te gjithave ka kaluar permes akuzave te ashpra publike per abuzim dhe korrupsion prej opozitave. Nderkohe mjaft prej koncesionareve apo bleresve te sherbimeve qe me heret u jepeshin qytetareve nga vete shteti jane lidhur me emra zyrtaresh te larte, te cilet supozohet se perfitojne prej tyre. Nga ana tjeter pertej zhurmes, dyshimeve dhe kontratave aspak favorizuese per qytetaret, asnje prej rasteve ne fjale nuk eshte hetuar dhe as gjykuar, madje as ne raste te deshtimeve si CEZ apo Armo e te ngjashme.

Raporti i fundit i Fondit Monetar Nderkombetar (FMN), sa i perket gjendjes fiskale ne vend ve theksin ne faktin qe perfitimet prej koncesioneve jane te vogla. “Shqiperia eshte e pasur ne burime natyrore, por perfitimet prej kesaj jane te vogla”, thuhet ne raport duke vene ne dukje se edhe auditet e ketyre kompanive kane probleme.

Anulim, ç’anulim

Sa here jane ne opozite, partite politike shqiptare kane premtuar anulim te koncesioneve dhe kontrolle te ashpra, duke akuzuar qeverine se po “shiste vendin”. Por pertej ca gerricjeve te vogla juridike, me disa prej kompanive koncesionare, asnje qeveri nuk ka mundesi te anulimit te asaj qe eshte miratuar, pa qene e detyruar te paguaje gjoba prej miliona eurove dhe demtuar imazhin per investitore te ngjashem. E megjithate pretendimet per anulime, vijojne te jene pjese e premtimeve politike, ashtu si vendosja e drejtesise, edhe pse qeveria pak ka ne dore, deri sa kontratat e nenshkruara ne emer te Shqiperise jane shpesh favorizuese deri ne ate pike per koncesionaret, sa e bejne te pamundur marrjen e masave ndaj tyre. Vetem ne vitet e fundit Shqiperia ka dhene disa sherbime si monopol me fitim te sigurt per kompani te ndryshme dhe megjithe perfoljen apo problemet e raportuara dhe mungesen e investimeve te premtuara, asnje prej ketyre nuk ka rrezikuar koncesionin. Pertej kesaj, koncesionet nuk kane qene nje sukses i veçante. Duke perfituar prej kontratave favorizuese te kontrollit te dobet qeveritar, te ndikuar masivisht prej korrupsionit, pjesa me e madhe e ketyre kompanive kane shpetuar pa probleme, edhe ne rastin kur veprimet apo mosveprimet e tyre kane shkaktuar vdekje te punetoreve apo deme mjedisore te renda.

Por kjo nuk ka rrezikuar koncesionin, ky nuk eshte rrezikuar as ne rastin e rafinerise se Cerrikut te cilen koncesionari, sipas nje investigimi te BIRN, e shkriu per skrap duke e transformuar pasurine qe duhej ta rikthente ne pune. Praktikisht e vetmja menyre per te ndaluar koncesionaret eshte qe te mos kete koncesion, por kjo do kerkonte qe menaxhimi i pasurive publike te kryhej nga qeverisja.

Demi i publikes

E thene kjo, gjasat qe perfitimet ne kete rast te ishin me te medha jane mjaft te dyshimta. KESH, OSHE, nje liste ujesjellesish apo kompania publike e naftes Albpetrol, jane gati gjate gjithe kohes nen akuza per korrupsion dhe keqmenaxhim te burimeve. Nje pjese e mire e ndermarrjeve publike edhe pse mund te zoterojne pasuri te konsiderueshme kane deshtuar t’i menaxhojne ato dhe ne mjaft raste kane sjelle deme te tjera ne vlera te medha. Keqmenaxhimi i kaskades se Drinit nga KESH, ishte arsyeja kryesore e permbytjeve per disa vite rresht te Shkodres dhe ultesires prane saj. Po ashtu, keqmenaxhimi e zhyti OSHEE-ne ne borxhe te medha. Ne te njejtin raport te ketij viti, FMN ve ne dukje se edhe pse ka nje sektor publik me te vogel se mjaft vende te Bashkimit Europian, ky sektor i sjell vendit rrezikun me te madh fiskal vleresuar ne 20 per qind te PBB. Sipas FMN-se sektori publik eshte i keqmenaxhuar dhe nuk arrin te mbuloje kostot e veta duke pasur nevoje per para ekstra nga buxheti i shtetit. OSHEE, kompania me e madhe me keto probleme, pjeserisht te shkaktuara edhe nga deshtimi i nje koncesioni, pritet te marre para nga buxheti deri ne vitin 2019. Fakti eshte qe kompanite publike ne vend qe te sjellin perfitime ne arken e shtetit, kane rezultuar te marrin para prej saj, ndersa po ashtu jane ne akuze te perhershme per korrupsion e skema abuzive ne favor te drejtuesve te tyre.

Korrupsioni

Shqiptaret keshtu, ndersa jemi ne valen e debatit mbi koncesionet, kane pak per te zgjedhur. Mes koncesionareve te favorizuar deri ne monopole dhjeteravjeçare dhe kompanive publike qe keqmenaxhojne ato qe u lihen ne administrim, nuk ka shume per te zgjedhur. Ajo qe i mbetet te zgjedhe Shqiperia eshte permiresimi i menyres se si i leshon koncesionet dhe nje kontroll me i rrepte mbi to per te mos lejuar abuzimet, por kjo ashtu si edhe miremenaxhimi i kompanive publike, kerkon qe vendi te godase korrupsionin dhe te krijoje procedura transparente. Nderkohe perndryshe nga sipermarrjet publike, kompanite koncesionare kane raste te suksesit. Nje pjese e tyre si per shembull ndertimi i disa HEC-eve, apo Aeroporti i Rinasit, kane mundur te permiresojne sherbimet qe ofrojne edhe pse kostoja per keto ka qene larte. Por nga ana tjeter ndryshe prej kompanive publike e te menaxhuara me administratore publike, qe mbahen ne kembe me pagesa nga buxheti, keto te fundit ne shumicen derrmuese i paguajne shtetit pjese prej fitimit te tyre, edhe pse ka dyshime te forta per shmangie e evazion ne disa raste. Beteja per te fituar para prej pasurive natyrore e burimeve te tjera, mbetet nderkohe ne duar te qeverisjes dhe se famshmes lufte ndaj korrupsionit.

/Nga Vladimir Karaj, Publikuar me pare te Mapo.