Dr. Yunus emerohet perkrahes i “Objektivave Globale” te OKB-se

Laureati i Çmimit Nobel Dr. Muhammad Yunus eshte emeruar si nje nga perkrahesit per te promovuar Objektivat e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Zhvillim te Qendrueshem.

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara beri deklaraten diten e Marte. Grupi i Mbrojtesve te Zhvillimit te Qendrueshm u lançua zyrtarisht te Enjten ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos te Zvicres.

Bashkedrejtuesit e grupit jane Presidenti ganez John Dramani Mahama dhe kryeministri norvegjez Erna Solberg.

Gjithashtu perkrahes dhe mbrojtes te Zhvillimit te Qendrueshem te OKB-se jane shpallur edhe futbolisti me fame boterore Leo Messi dhe kengetarja dhe akrivistja kolumbiane Shakira Mebarak.

Pjesetare te grupit perfshijne Mbretereshen Matilda te Belgjikes; Princeshen Viktoria te Kurores se Suedise; Jack Ma, themeluesi dhe CEO i Grupit kinez Alibaba i bizneseve ne Internet.

Te tjere perkrahes jane edhe: Sheika Moza bint Nasser, bashkethemelues i Fondacionit te Katarrit; skenaristi, producenti dhe regjisori i filmave Richard Curtis; Dho Young-Shim, kryetar i Fondacionit te Turizmit te Qendrueshem te Organizates Botrerore te Turizmit; Leymah Gbowee, drejtori i Gbowee Peace; Graça Machel, president i Fondacionit per Zhvilimin e Komunitetit; Alaa Murabit; themelues i Zerit per Femrat Libiane; Paul Polman, CEO i Unilever; Jeffrey Sachs, drejtor i Institutit te Tokes ne Universitetin e Kolumbias, aktori Forest Whitaker, themelues i Iniciatives Whitaker Peace & Development.

“17 Objektivat Globale” u adoptua nga liderat boterore ne Samitin per Zhvillimin e Qendrueshem te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jurk ne shtator te vitit te kaluar. Qellimet perfaqesojne nje angazhim nga te gjitha kombet per te punuar bashke per t’i dhene fund varferise, per te ndertuar paqen dhe per te siguruar nje jete me dinjitet dhe nje planet te shendetshem per brezat e se sotmes dhe te ardhmes.

/Artikulli u publikua me pare te Business Magazine Albania.