Evenimenti i pare i “Albanian ICT Awards 4” hap dyert me 4 shkurt ne Tirane

Me 4 shkurt 2016, Ora 17:30 prane Kryeministrise se Republikes se Shqiperise, do te behet hapja publike e ngjarjes mbarekombetare “ICT Awards 4” me pjesemarres dhe te ftuar speciale nga bota e ICT-se, biznesit, akademise, administrates publike, shoqerise civile, medias dhe eksperteve te ndryshem ne fushen e Teknologjise se Informacionit, Komunikimit dhe Medias.

Me mbeshtetjen dhe partneritetin e mbare komunitetit, kete vit pritet qe ICT Awards 4 te sjelle edhe me shume kontribut ne kete industri. Perveç dhjetera takimeve dhe bashkepunimeve te frytshme te cilat kane per qellim te identifikojne individet dhe talentet e suksesshem te botes se Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit anembane trevave, aktiviteti i stafit te ICTSmedia dhe partnereve pritet te sjelle shume risi te papara deri me tani ne tregun shqiptar.

Nje trashegimi e nje shpirti te madh por nje vendi te vogel, Albanian ICT Awards ngelet nje nder evenimentet me madhore per komunitetin ICT ne mbare trevat shqiptare. Talenti i individit, afirmimi akademik si pjese integrale shoqerore dhe venia ne jete e dijeve dhe njohurive jane ne themel te çdo perballjeje te konkurrenteve ne Albanian ICT Awards.

Te enjten e pare te muajit Shkurt do te behen te njohur per publikun disa detaje te edicionit te katert te ICT Awards siç eshte juria, çmimet, partneret dhe risi ne shperblimet e ketij viti.
Ky aktivitet i paraprin nje pune disa mujore me takime te shumta anembane trojeve shqiptare me studente, eksperte, profesore dhe talente te komunitetit ICT.

Pjese e Albanian ICT Awards mund te behet çdo shqiptar, pavaresisht vendit ku jeton apo punon i cili ka zhvilluar nje projekt apo aplikacion ne njeren nga keto 5 kategori; 1) ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli ne ngritje i Vitit dhe ICT Sherbimi Publik me i mire i Vitit, ndersa dy kategorite Akademiku i Vitit ne ICT dhe Femra e Vitit ne ICT do te votohen nga anetaret e Jurise se ICT Awards.

Partneriteti i zgjeruar i ICTSmedia per ngjarjen ICT Awards 4 pritet te rrise çmimet dhe shperblimet per fituesit dhe kandidatet, veçanerisht ate te mbeshtetjes se realizimit te projekteve apo aplikacioneve te cilat do te shpallen fituese nga paneli i Jurise.

Per shkak te protokollit dhe ambienteve te kufizuara ne aktivitetin e dates 4 Shkurt 2016, te gjithe te interesuarit qe duan te behen pjese te drejtohen tek formulari i ftesave te Albanian ICT Awards ku mund te shprehin interesimin e tyre duke plotesuar te dhenat e kontaktit.

Ndersa per t’u perfshire aktivisht apo per t’u regjistruar si kontributor per te dhene kontributin ne cilesine e nje individi, kompanie apo universiteti mund te drejtoheni ne formularin online ne vijim. Informacione te tjera rreth Albanian ICT Awards dhe konkursit nder vite mund ti gjeni ne broshuren elektronike ne kete link.

/PC World Albanian/