Rritet tatimi mbi pronen per te pasurit ne Prishtine, ulet per te varferit

Me reformat e nisura nga viti i kaluar per Tatimet ne Prone ne komunen e Prishtines, del se me ne fund personat me me pak te ardhura, apo kategoria e personave te varfer, do te perfitojne.
Kryetari i Komunes se Prishtines, Shpend Ahmeti tha sot se te gjitha pronat qe konsiderohen me te pasura, tani me reformat e reja do te paguajne tatim me te larte per dallim nga pronat te cilat jane me ne largesi te qendres ose kane vlere me te ulet te prones.

Ahmeti tha se tatimpaguesit do te paguajne vetem sa eshte vlera e tregut ne lagjen ku ata banojne. Ai ka permendur sheshet e Prishtines, ku çmimi qe kane paguar qytetaret deri me tani ka qene 400 euro per meter katrore, kurse vlera e tregut sipas tij eshte rreth 1500 Euro.

“Shembull: deri me tani ne qender te Prishtines, ne sheshet kryesore, prona eshte vleresuar me 400 Euro per meter katrore. Nderkohe dihet se vlera e tregut eshte rreth 1500 euro. Prape nuk e kemi bere vleren e tregut, por ju kemi perafruar… Ndersa se sa po shkon vlera e tregut!? Kjo varet, sepse rregullorja i ka rruget e caktuara dhe zonat, dhe e ka te definuar secilen zone se si shkon. Ne do te degjojme çdo ankese, mirepo ne qofte se dikush vjen dhe e ka shtepine me vlere 200.000 euro dhe tash ankohet se ka paguar 50 euro ne vit dhe tash e ka 150, me vjen keq por ne mendojme qe ata qe e kane gjendjen me te mire ekonomike duhet ta bartin nje pjese me te madhe te barres dhe natyrisht mbledhja me e mire e tatimit ne prone rezulton ne ofrim te sherbimeve me te mira“, tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtines ka permendur edhe lagjet qe cilesohen si “lagje te varfra” te qytetit, ndersa ne realitet bejne pjese ne lagjet e pasura. Perndryshe Ahmeti tha se nje pjese e madhe e zonave te cilat konsiderohen si te varfra u jane ulur tatimet mbi prone.

“Shembull ne te kaluaren ‘Kodra e Trimave’ ka qene e parapare ne zonen e dyte, qe eshte zona e dyte me e larte per nga pagesa, duke u thene se eshte ne afersi prej qendres, ndersa lagjja ‘Veternik’, lagjja ‘Qendresa’, lagjja ‘038’, ‘Fshati Nderkombetare’, dhe te gjitha keto lagje te cilat konsiderohen si lagje me te pasura kane qene zone e kategorise 7, 8, 9, domethene si lagje me te varfra ne zonen e Prishtines. Pra, keto gjera kane ndryshuar tashme. Nje pjese e madhe e ketyre zonave te cilat ne i konsiderojme me gjendje me te rende sociale u eshte zvogelua tatimi ne prone, por ata nuk i degjoni duke u ankuar sepse askush nuk ankohet per zvogelim. Ndersa ne disa lagje eshte bere vleresim me i drejte i prones”, tha Shpend Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se mund te behet ankese per raste te veçanta ku nje familje nuk i ka kushtet te paguaj dhe sipas tij me ankese mund te rregullohet çdo gje.

“Ka mundesi te tjera, po them çdo gje mund rregullohet me ankese. Çdo çeshtje do ta degjojme. Ne çofte se nje banese eshte e vjeter dhe per shembull eshte ne shesh dhe ne te kemi nje familje shume anetaresh, atehere ka mundesi qe me ligj, me rregulloren te cilen e kemi kalua, te vleresojme edhe lirimet te cilat mund t’i behen dikujt per tatim ne prone“, tha i pari i Prishtines.

/Telegrafi/