Aktivizohet perkthimi nga makina per artikujt e Wikipedia-s edhe ne gjuhen shqipe

Perderisa Wikipedia shkruhet dhe lexohet ne 291 gjuhe anekend botes, dhjete gjuhet e para kane gjysmen e numrit te artikujve te pergjithshem. Per ta adresuar problemin e mungeses se permbajtjes ne gjuhet me te vogla duke lehtesuar perkthimin e artikujve enciklopedik mes gjuheve, Fondacioni Wikimedia, qe qendron prapa Wikipedia-s, ka krijuar veglen Content Translation, qe mundeson perkthimin e artikujve. Vegla integron mjete te tjera te tilla si fjalore ose sherbime te perkthimit nga kompjuteri.

Tashme mundesia per te krijuar artikuj permes perkthimit nga kompjuteri eshte realitet edhe ne gjuhen shqipe duke bere keshtu nje hap te madh perpara ne zhvillimin e metejshem te versionit shqip te Wikipedia-s.

Mbeshtetja per perkthimin nga kompjuteri behet permes integrimit me platformes Yandex, e ngjashme me sherbimin Google Translate. Perkthimi nga makina eshte ne dispozicion vetem kur perkthehet nga disa nga gjuhet qe i mbulon ky sherbim, ndersa Content Translation ende mund te perdoret ne menyre te zakonshme per te gjitha gjuhet, me ose pa mbeshtetjen e perkthimit nga makina.

Ekipet ligjore te Fondacionit Wikimedia dhe Yandex kane punuar se bashku per te arritur nje marreveshje e cila lejon perdorimin e Yandex Translate pa komprometuar politiken e Wikipedias per atribuiimin e te drejtave, privatesise se shfrytezuesve dhe perfaqesimin e markes. Ne gjuhet ne te cilat eshte mundesuar kjo vegel, numri i perkthimit te artikujve eshte rritur ndjeshem.

Me kete mundesi te re kontributi ne Wikipedia behet me i lehte dhe i qasshem per te gjithe. Per ta perdorur veglen vizitoni http://ur1.ca/ohbil.

/Open Labs/