7 faktet – Pse shteti eshte bashkefajtor per 4 te vraret!?

Lidhur me artikullin:

Nga dje deri sot duke dashur te lajne duart nga pergjegjesite, Policia dhe Prokuroria kane fabrikuar nje sere alibish, qe vecse i kane renduar me keq pozicionet e tyre. Policia e shtetit u be pergjegjese se kishte bere te mundur vrasjen e 4 personave duke mos e arrestuar me pare Kostandin Xhuvanin. Pra edhe kur e kishte shpallur ate ne kerkim per armembajte pa leje, kercenim dhe qellim me arme, ne prill te ketij viti ne Gjirokaster, ajo e kishte mbyllur ceshtjen ndaj tij. Natyrisht kjo qe bere ngaqe ai ishte i biri i nje deputeteje pro qeverise dhe se arrestimi i djalit te saj do te krijonte probleme politike. 7 muaj me pas, ata qe donin te mbyllnin nje problem me te vogel politik, tani hapen nje problem disa fish me te madh, sepse ata qe dje nuk donin andralla, sot mund te akuzohen per bashkepunetore ne krim.

E vene nen kete akuze Policia ka reaguar se ajo e kish mbyllur venien ne kerkim, pasi Kostandin Xhuvani nuk u gjet dhe me pas Prokuroria e mbyli ceshtjen e tij.

Po a jane keto pretendime te besueshme? Natyrisht qe jo. Dhe kjo per nje varg arsyesh.

Se pari sepse policia nuk tentoi ta kerkoje dhe prandaj nuk e gjeti. E njejta polici qe ngre grupe te medha per te kapur nje vjedhes energjie, nuk denjoi ta bente kete per nje person qe dyshohej se kish qelluar me arme ne mes te Gjirokastres. Dhe kujdes! Ishte nje person perserites dhe qe kishte nje vrasje mbi shpine.

Se dyti pergjegjesia tjeter e Policise eshte se ajo ka obligim t’i kete nen mbikqyrje njerezit qe jane denuar me pare per vrasje. Pra, edhe pa u shkaktuar incidenti i Gjirokastres, Policia duhet ta kishte ne ruajtje Xhuvanin. Jo vetem qe nuk e pati perpara, por as mbrapa.

Se treti, per te shmangur skandalin politik, policia nuk e ka raportuar ne komunikaten e saj te 26 prillit 2014 ngjarjen e Gjirokastres. Pra qe ketu duket tendenca per ta mbyllur aferen.

Se katerti, pak kohe pas kesaj ngjarjeje, kur filloi operacioni i policise ne Lazarat, shumekush e mban mend qe ne perforcim te saj shkoi ne fshatin rebel edhe nje grupim deputetesh te majte me ne krye Spartak Brahon dhe i perbere nga deputetet Qefalia, Lutaj, Rama etj. Edhe atyre deputeteve (njeri prej tyre e konfirmon per Lapsi.al) iu tha shprehimisht nga drejtori i policise se qarkut te Gjirokastres, sot drejtor i madh i policise kriminale se “problem kemi djalin e deputetes Luiza Xhuvani, i cili vazhdon te beje rezistence me arme”. Perseri asgje. Madje edhe pasi opozita e denoncoi kete fakt, u krye ai spektakel i shemtuar i takimit te nenes me te birin para selise se Kuvendit dhe para gazetareve.

Thjesht nje alibi politike si keto qe po tentohen te prodhohen sot.

Tani kur te gjitha keto dihen, Policia e Shtetit mbrohet me faktin se ajo e dergoi ceshtjen ne Prokurori dhe Prokuroria e mbylli dosjen. Por a mjafton ky justifikim? A duhej te mbyllej detyra e policise vetem me hartimin e raport sherbimit? Kjo eshte lufta me krimin, vetem gjetja e alibive?

Por menyra se si rrodhen ngjarjet tregon se per nje person qe ka mbrojtje politike, ligji nuk e ka te lehte te veproje. Alibine e Policise qe ia kalon topin Prokurorise kjo e fundit e percjell tek nje tjeter institucion i shtetit: Tek Spitali Psikiatrik ne Elbasan (alibia e peste). Pra sipas Prokurorise, per ngjarjen e Gjirokastres, ku Konstandin Xhuvani ka kercenuar me arme pa leje, ai nuk mund te merret i pandehur. Dosja mbyllet. Dhe argumenti eshte: ne ate dite dhe ne ate ore, ky person ka qene i shtruar ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit sepse u deh me shume se c’mbante. Argumenti eshte qesharak. Tipike nga ato qe shpikin avokatet penaliste, per te mbyllur ceshtjet qe i kane vendosur me pare se do te mbyllen.

Edhe per kete alibi te gjashte argumentat jane veshtiresisht te besueshem. Sepse duke njohur profilin social te Kostandin Xhuvanit, nje mentalitet tipik prej te forti qe qarkullon me arme me vete, qe nuk ka frike te qelloje per vdekje njerezit per arsye banale, cdokush do ta kishte te veshtire ta besonte se ai, i forti pra, nuk do ta kishte pasur per turp, te shkonte ne nje spital te “cmendurish”, thjesht se nuk perballonte alkoolin. Kushdo qe ka njohur ne jeten e tij qofte edhe nje tip te tille krimineli, do ta kishte te veshtire ta pranonte kete alibi.

Pra alibia veshtire te qendroje. Ajo ne fakt i rendon edhe me shume pozitat e atyre qe kerkojne ta perdorin, sepse ajo implikon edhe nje institucion tjeter publik (Spitalin Psikiatrik) ne mbrojtjen e nje krimi dhe te nje njeriu me mbeshtetje politike.

Por edhe nese e marrim per te vertete se Prokuroria e ka marre te mireqene kete alibi. Pra, nese besojme se aty nuk eshte zhvilluar loja e zakonshme “ju na servirni nje justifikim sa per te mbyllur dosjen”, perseri nje pyetje e shtate mbetet. A e bene prokuroret punen e tyre deri ne fund? A shkuan, hetuan, pyeten njerez, i ballafaquan doktore, infermiere, roje dhe personel spitali ata? Sipas komunikates se Prokurorise kjo pune del se eshte bere ne menyre te percipte, pa hetuar dhe pa u thelluar. Parimi qe eshte ndjekur ne kete rast eshte: cdo kriminel qe ka nje alibi, eshte i pafajshem.

Aq me teper Kostandin Xhuvani e perfitoi kete status sepse kishte mbrojtje politike. Jo thjeshte mbrojtjen e nenes se tij Luiza Xhuvani. Ajo qe nje deputete e parendesishme dhe qe nuk mund te ndikonte deri ne keto nivele. Ajo qe zgjedhur e tille vetem per te lexuar fjalime sic beri edhe me aktin e saj te mbrame ne politike. Por nga nje kujdes per ta ruajtur Kostandinin, sepse “kundershtaret politike mund te na e perdorin si arme propagande kunder nesh”. Kjo ka qene arsyeja kryesore qe krijoi nje mori alibish per vrasesin e dyshuar te kater personave. Me kete logjike emri i tij nuk figuron ne komunikaten e policise ne 26 prill 2014. Me kete logjike dosja e shpalljes se tij ne kerkim u mbyll. Me kete logjike u inskenua ajo shfaqja e turpshme e takimit me mamane, nderkohe qe ai i kishte rezistuar policise me arme ne Lazarat. Por e gjithe kjo taktike kushtoi shtrenjte. Kostandini u mbrojt nga krime te vogla deri sa beri gjemen e madhe. Dhe per kete gjeme sot jane fajtore edhe te gjithe ata qe krijuan dje dhe sot alibi per krimet e Kostandinit.


Video: