7 misteret qe kane ndodhur ne Shqiperi

Lidhur me artikullin:

Cerriku, 2 ore nen vezhgimin e nje disku ne 1993-shin

Banore te qytetit te Cerrikut pane per rreth dy ore nje objekt fluturues te rralle, te cilin e identifikuan si UFO. Per 2 ore me radhe qyteti u perfshi nga paniku dhe kurioziteti. Nje gazete e kohes lajmeron se policise asaj nate iu desh te qetesonte qytetaret, te cilet ishin habitur pas pamjes se objektit, qe, sipas deshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qendroi ne qiell nga ora 20:00 e mbremjes deri ne oren 22:00 dhe u largua vetem pasi ishte pare nga dhjetera deshmitare. Gazetat ne ate kohe permend nje objekt te ngjashem te pare ne afersi te kesaj zone ne vitin 1963, por qe atehere debati ishte mbyllur me pohimin e perfaqesuesve te sistemit se behej fjale per nje avion te ri te hedhur ne ajer nga Shqiperia.

Disku fluturues ne Roskovec

Ka qene viti 2006, kur banoret betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si nje hipoteze, por pas shenjave qe kishte lene disku fluturues, te gjithe filluan te beheshin kureshtare. Jo me larg se 10 km larg Fierit, drejt rruges nacionale per ne Berat, diku ne mes te dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit. Qyteza, qe ne etimologjine shqipe, sipas kuptimit te vjeter te emrit te saj, ndahet ne rose, kove dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezen e vogel te tyre. Vetem nje çast ka mberritur disku fluturues dhe, sipas banoreve, vendi perreth u zhyt ne erresire dhe ciklon. “Qielli u erresua, pemet jane lekundur, doli nje tym i zi dhe pashe se drejt meje po vinte nje gje e çuditshme me dy sfera dhe konike ne maje. Ishte ne ngjyre te bardhё ne gri”, – permendnin deshmitaret ne ate kohe. Ka deshmitare, ka njerez qe betohen se eshte e vertete, ka kureshtare qe shkojne ne vendin e ngjarjes. Tashme atje nuk shikohet asgje. Qyteza ka terhequr mjaft vizitore nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe te huaj nga Holanda. Por, deri tani asnje shkencetar nuk ka shkuar qe te vertetoje nese eshte e vertete apo jo ngjarja e rralle.

Sfera qe ra nga qielli ne Rreshen – Kalimash

Nje vit me pare te gjithe punetoret e Rruges se Kombit u habiten kur papritur gjeten nje sfere te çuditshme te nje madhesie mesatare. Sfera kishte nje ngjashmeri me te gjitha sferat e gjetura qe nga Brazili dhe deri ne Bosnje. Ajo peshon tre ton, por ende nuk dihet perberja e sakte dhe menyra se si ka arritur ne nje forme te tille. Hipotezat jane te shumta duke filluar se ajo ka perberje llavosfere e deri ne mitologjine e lashte. Punetoret, qe ndertonin Rrugen e Kombit e kane gjetur sferen nje vit me pare, por vetem tani u be i mundur transporti i saj ne Tirane. Ne te njejtin vend u gjeten edhe disa mbetje te tjera sferike, por qe nuk e kishin ruajtur formen e tyre.

Peshku 120 kg i kapur ne Ksamil

Ksamili me bukurine e tij ka terhequr dhe nje nder peshqit me te medhenj ne bote. Duket si “tabu” per Ksamilin, qytezen buze detit Mesdhe, qe te afrohen peshq me permasat e nje balene. Por, ja qe kjo tabu u thye nga dy peshkatare te thjeshte, te cileve u ra ne rrjeta nje peshk 8 metra i gjate e me peshe 120 kg. Peshku eshte i llojit “pastanak”, i cili ne raste te tjera ka pasur peshen maksimale deri ne 50 kg. Peshkataret qe e zune peshkun gjigant, tregonin atehere se kane vuajtur shume per ta hedhur ate ne varke, ndersa rrjetat jane demtuar prej peshes se madhe

Fantazmat ne nje familje ne Kukes

Para 8 vitesh nje burre telefonoi policine e rrethit se po shikonte disa gjera te çuditshme jashte shtepise se tij. Sipas vete personit, ne ate kohe jashte kishte disa fantazma, te cilat po vinin rreth e rrotull. Ne ate kohe policia e mori si nje tallje, por nje grup policesh u nisen per ne fshatin nga erdhi telefonata. Kur shkuan ne shtepine e tij jashte oborrit u pane te gjitha objektet te rrezuara, ndersa burri qe telefonoi se bashku me familjen u gjenden ne nje gjendje shoku dhe nuk flisnin fare. Po keshtu ngjarja qe ata treguan me mbrapa, ishte shume e çuditshme dhe ata edhe sot tregojne se ato fantazma ishin te verteta dhe nuk genjejne.

Elbasani, vendi i çudirave te medha, qengji me 6 dhe zogu me 4 kembe

Nje qengj i pazakonshem ka lindur ne qytetin e Elbasanit. Qengji me gjymtyre dhe organe te dubluara, ka lindur ne nje fshat te Suloves ne rrethin e Elbasanit. Delja qe ka lindur kete qengj, ka lindur edhe nje qengj tjeter te seksit femer, e cila eshte me gjymtyre te rregullta. Ndersa binjaku mashkull ka lindur me gjashte kembe, dy prej te cilave te ngjitura, ndersa organet e tjera te dyzuara. Familjaret qe kane ne pronesi qengjin jane shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurre me pare ne zonen e tyre, por kjo gje, sipas tyre, vinte nga rendimenti e pjellshmerise se deles, e cila pjell binjake, dhe sasise se qumeshtit qe prodhon. Nderkohe, po ne Elbasan ka lindur dhe shpendi i çuditshem, ne 2010 dhe sipas pronarit te tij ka shkaktuar habine e te gjitheve. Nga kater kembe, zogut i funksionojne vetem dy kembet e parme, ndersa dy te tjerat, te cilat jane te teperta ne trupin e tij, nuk jane funksionale. Ky rast eshte i pari i ketij lloji ne Elbasan, ndersa vete banoret nuk e kane shpjeguar kurre kete fenomen.

Peshkaqenet vizitore qe s’kane arritur te hane asnje njeri

Shqiperia 2 here gjate historise eshte vizituar nga 2 vizitore te veçante, qe ishin peshkaqenet. Ne Himare dhe ne Durres kane ardhur 2 here peshkaqene, te cilet ishin te gatshem te sulmonin njerezit ne çdo kohe. Por ne te dyja rastet nuk kane arritur te bejne ndonje sulm ndaj njerezve. Ne rastin e Durresit peshkaqeni u kap nga nje peshkarexhe shume e madhe, ndersa ne rastin e Himares thuhet se eshte vrare nga peshkataret.