Kolosi i Rodit. Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar per te tregtuar me Greqine, Azine dhe Egjiptin dhe fale kesaj e shnderruan ne qendren tregtare me te madhe te Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri I Poliarcetes, i njohur per eksperiencen ushtarake sidomos neper rrethinat, aq sa ne te ardhmen ushtaraket do t’i referoheshin teknikes se tij duke e emertuar “Poliarcetica” vendosi te sulmoi Rodin. Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua te terhiqej. Per te festuar kete triumf qyteti vendosi te ndertonte nje monument per kujtim te Helios, zoti i diellit, ne port. Punimet i udhehoqi Cares Lindos. Ne fillim statujen e veshen me hekur dhe siper me pllaka bronxi. Me ne fund kur statuja perfundoi ishte jo me pak se 32 m e gjate. Fama e saj solli udhetare nga e gjithe bota antike per ta pare. Me Kolosin e Rodit ne ate kohe ishin 5 mrekullite e botes qe ishin ngritur mbi faqen e Tokes, numer qe erdhi duke u rritur. 56 vjet me vone se ndertimi i tij ne 223 para e.s nje termet e shembi Kolosin. Banoret e Rodit ndoqen keshillat e nje orakulli, vendosen t’i lene pjeset e tij atje ku rane nga termeti. Dhe keshtu u be gjate 90 viteve deri ne 654 p.e.s kur myslimanet moren copat e bronxit si plaçke lufte. Madhesia e statujes ishte e tille saqe anijet kalonin mes kembeve te tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevoje per mitifikim, sepse u deshen jo pak por me shume se 2.000 vjet kur njeriu arriti te bente diçka me madheshtore

7 Mrekullite e Botes Antike

Jane 7 Mrekullite e Botes Antike. Qe nga Kolosi i Rhodit e deri te kopshtet e varura te Babilonise. Piramida e Gizes dhe Fari i Aleksandrise.