Tempulli i Aferdites. Qyteti i Efesit, ne breg te detit Jon si dhe ne grykederdhjen e lumit te vogel Meandro. Ne shekullin VI p.e.s ky qytet ka qene gjithmone qendra e kultit te Aferdites e quajtur me vone Diana nga romanet. Flitet per perendeshen e natyres dhe kafsheve te egra dhe paraqitet e shoqeruar nga nje sorkadhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston nje tempull i dedikuar perendeshes. Por ne shekullin VII p.e.s, qyteti pesoi nje sulm nga Cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, nuk mundi te evitoje qe tempulli te digjej dhe te shkaterrohej. Gjithçka ishte ne duart e mbretit te Lidias, Kreso. Po, eshte i njejti qe ka shpikur disqet prej metali te quajtur “kreseidas”. Asnje nuk e di se ku do ndalojne keto shpikje moderne… Por, Kreso ishte nje mbrojtes i shenjteve dhe artistave. Ai propozoi te ngrihej nje tempull i ri i Artemises, me i mire se i pari. Per kete u be nje thirrje publike ku iu kerkohej te gjithe qytetareve qe te dhuronin para per tempullin e ri. Me ne fund tempulli u ngrit. Llogariteshin 127 kolona te mrekullueshme nga 20 m lartesi, diçka e jashtezakonshme per kohen. Gjithashtu permbante dhe skulptura te Eskopes. Ky tempull shkelqeu qytetin e Efesit gjate dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: Ne vitin 356 p.e.s, bariu Erostrato shkaterroi tempullin duke e ndezur thjesht per fame. Pa dyshim qe ky pionier i fames e arriti ate qe kerkonte. Por ne te njejten kohe arriti diçka me shume se fama: duke iu treguar te gjithe njerezve qe per çdo Escopa ka nje Erostrato dhe qe mrekullite e ndertuara nga njerezit duhet te jene te mbrojtura nga vete njerezit. Kjo histori ka nje epilog: Kur rreth 20 vjet me vone, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, degjoi historine e tempullit dhe zbuloi qe tempulli ishte shkaterruar ne te njejten dite qe kishte lindur ai. Kjo koinçidence e beri qe ta rindertonte tempullin gjate kohes qe ishte ne Efes duke u perpjekur te krijonte nje qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli nuk e rimori kurre te shkuaren e tij te shkelqyer

7 Mrekullite e Botes Antike

Jane 7 Mrekullite e Botes Antike. Qe nga Kolosi i Rhodit e deri te kopshtet e varura te Babilonise. Piramida e Gizes dhe Fari i Aleksandrise.