Fari i Aleksandrise. Qe kur Aleksandri i madh i liroi egjiptianet nga dominimi persian, lidhjet mes grekeve dhe egjiptianeve u forcuan aq shume sa edhe mbreti i tyre Ptolomeu II ishte me origjine greke. Ky bashkepunim i grekeve dhe egjiptianeve ishte me i dukshem ne kryeqytet, Aleksandri. Themeluar prej Aleksandrit te Madh, ne vitin 332 p.e.s, ky qytet i zhvilluar u be vatra me e rendesishme e kultures helene. Por kete here mrekullia nuk do te ishte nje tempull, as ndonje lloj tjeter monumenti a ndertese, por pikerisht nje kulle. Kjo kulle do te sherbente per te udhehequr anijet e shumta qe mberrinin ne brigjet e Aleksandrise. Mbreti vendosi te ndertoje nje kulle qe te identifikonte vendin dhe qytetin nga shume larg. Per kete perdoren ishullin e vogel te Faros, perballe portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, qe sa me shume ecnin, jepnin nje pamje te mrekullueshme. Kur perfundoi kulla ishte me shume se 120 m. Ne maje te saj kishte pasqyra metalike per te treguar pozicionin e saj, diten duke reflektuar driten e Diellit dhe naten per mungese te drites ndizej zjarr. Kjo mrekulli do te rezistonte shume: rreth 1.600 vjet deri ne shekullin XIV kur termetet do ta shembnin. Emri i mrekullise ishte “Kulla e Farit” – dhe i linte mbrapa te gjitha ndertimet e bera deri ne ate kohe qe kishin per qellim te udhehiqnin anijet

7 Mrekullite e Botes Antike

Jane 7 Mrekullite e Botes Antike. Qe nga Kolosi i Rhodit e deri te kopshtet e varura te Babilonise. Piramida e Gizes dhe Fari i Aleksandrise.