7 Perandoret me te pergjakshem te Romes

Ata shpesh pershkruhen si te pameshirshem dhe te etur per gjak, te famshem per mbreterimit e tyre tiranike. Historiani Sean Land na rrefen per 8 perandoret me te pergjakshem te Romes se Lashte, nga perandori ilir Diokleciani tek Neroni.
Ne te gjithe kemi degjuar per perandoret romake, i njohim ata si te çmendur, te keqij e shume te rrezikshem. Ne fakt, siç historianet tregojne, shuma nga perandoret e listes se meposhtme, kane qene administratore te afte. Disa perandore, si Neroni apo Domiciani, kane kaluar ne histori si modele tiranesh paranojake, ndersa te tjere, si Diokleciani, ishin administratore te afte, qe benin nje qeverisje te mire. Edhe nen sundimin e perandoreve me te keqij Roma vazhdoi te funksiononte, por perfshirja ne jeten publike mund te kthehej ne nje biznes te rrezikshem.
Tiberi (sundoi ne vitet 14-37)

1 Tiberius

Tiberi ishte pasardhesi i Augustit, edhe pse Augusti nuk donte qe Tiberi ta pasonte ate, por ishte vdekja e parakohshme e niperve te tij Gaius dhe Lusius, qe beri qe Tiberi te merrte fronin. Tiberi ishte nje komandant ushtarak i zoti, dhe respektonte autoritetin e senatit. Megjithate, per te pati nje opinion te zymte dhe dyshime qe e çuan ne grindje te ashper me Agrippina-n, te vene e nipit te tij hero te luftes. Shume persona qe donin te arrinin pushtet Tiberi i arrestonte dhe ekzekutonte. Dyshimet mbi te kishte kudo dhe nga kushdo rreth tij. Ai u terhoq ne ishullin e Kaprit dhe ringjalli akuzen e lashte te tradhtise, duke e perdorur ate per te denuar te gjithe te dyshuarit me vdekje. Historianet romake na rrefejne nje pikture te jetes se Tiberit atje si nje grabitqar i çoroditur seksual.

 

Gaius ose Kaligula (sundoi ne vitet 37-41)

2 Caligula

Gaius eshte i njohur per nje sere veprimesh te çuditshme, si shpallja e luftes ne det dhe shpallja e vetes Zot. Mbreterimi i tij ishte premtues ne fillimet e veta, por pas nje periudhe te veshtire qe kaloi per shkak te nje semundjeje, ai u be paranojak, gje qe e çoi ne sjellje te çrregullta, ku perfshihet ketu edhe incesti me motren e tij, Julia Drusilla. Gaius kenaqej nga fakti qe poshteronte senatin, duke deklaruar se ai mund te bente konsull ke te deshironte, madje edhe kalin e tij. Gaius ishte i etur per te krijuar kredencialet e tij ushtarake, edhe pse me fushaten e tij ne Gjermani nuk arriti shume dhe pushtimi i tij i deshtuar i Britanise u kthye ne nje lufte me Zotin e detit, Neptunin. Thuhet se ai kishte urdheruar trupat e tij te sulmonin dallget me shpatat e tyre. Gaius e shpalli veten Zot dhe perdorte statusin e tij hyjnor per te vendosur monarki absolute ne Rome. Ai ndoqi shembullin e Tiberit duke perdorur gjykimet e tradhtise per te eliminuar armiqte, reale e imagjinare. Pas sjelljeve te tij foshnjerore, ndaj tij u organizua nje vrasje. Dhe mendohet qe Gaius te kete protestuar se nuk mund te vritej pasi ishte nje Zot i pavdekshem, gje qe nuk rezultoi e tille.

 

Neroni (sundoi ne vitet 54-68)

3 Neroni

Neroni eshte nje perandor romak te cilin ne te gjithe duam ta urrejme, dhe jo pa arsye. Ai ishte nje administrator i zoti, dhe rrethohej nga njerez te afte, perfshi dhe tutorin e tij – shkrimtarin Seneka. Megjithate, ai ishte nje vrases i pameshirshem, duke filluar qe me vrasjen e gjysme-vellait te tij, me te cilin supozohej te ndante pushtetin. Duke vazhduar me bashkeshorten e tij, Oktavia, te cilen e braktisi per te dashuren Poppaea, dhe me pas e ekzekutoi per tradheti bashkeshortore. Ndoshta per t’i bere qejfin te dashures se tij ai vrau dhe nenen e vet, qe pas nje komploti te shkuar keq per ta mbytur me nje varke, e rrahen per vdekje. Me vone ai vrau dhe te dashuren pas nje çasti zemerimi, nderkohe qe ajo ishte shtatzene dhe priste femijen e tij. Pasioni i madh i Neronit per muziken dhe poezite e veta, beri qe ai te detyronte senatoret te uleshin e te degjonin recitalet e tij te pafundme e te kota. Neroni gjithashtu u urrye shume pasi ndertoi shtepine e tij te arte e te madhe ne rrenojat e asaj qe me pare ishte zona publike e Romes. Ai persekutoi nje numer te madh te krishteresh dhe kembengulja e tij femijerore per te fituar fame ne Lojerat Olimpike ne Greqi, beri qe perandoria te perçahej. Neroni u rrezua nga nje revolte ushtarake.

Domiciani (sundoi ne vitet 81-96)

Domician ishte djali me i ri i gjeneralit Vespasian, i cili kishte dale nga kaosi pas renies se Neronit dhe kishte vendosur stabilitetin ne jeten publike romake. Domiciani nuk trashegoi asgje nga sharmi i babait te tij, dhe kishte dyshime te medha nga njerezit perreth tij, gje qe e çoi ne paranoje, mbase edhe per shkak te arratisjes se tij dredharake gjate luftes civile per rrezimin e Neronit. Shume qytetare u vrane per dyshime komplotesh kunder tij, perfshi edhe 12 konsuj dhe dy kusherinj te tij. Sundimi i Domicianit u be edhe me autokratik, dhe kerkoi qe te trajtohej si Zot. Domicioani u kthye kunder filozofeve, duke debuar nga vendi shume prej tyre. Domiciani u rrezua pas nje komploti te organizuar nga gruaja e tij Domicia, dhe me pas u godit me thike nga nje sherbetor i pallatit. Disa historiane mendojne se tirania e Domicianit ishte e ekzagjeruar, ndersa te tjere e kane krahasuar ate me Sadam Hysenin e diteve tona.

 

Komodo (sundoi ne vitet 180-192)

4 Komodo

Komodo ishte perandori i luajtur nga aktori Joaquin Phoenix ne filmin Gladiatori. Komodo ishte nje ndjekes i apasionuar i betejave te gladiatoreve, madje dhe vete ai luftoi ne arene, shpesh here i veshur si Herkuli, dhe qe me pas e shpalli veten Herkuli romak. Komodo ishte djali i perandorit filozof Mark Aurelit. Edhe pse skena e filmit ku Komodo vret te atin eshte shpikje, eshte e vertete qe ai ishte kunder çdo gjeje qe vendoste i ati i vet. Komodo falimentoi thesarin romak dhe u mundua ta rimbushte ate duke ekzekutuar qytetare te pasur te tradheti ne menyre qe t’i konfiskonte pronen. Shume shpejt, njerezit filluan te thurnin komplote kundra tij, madje edhe vete motra e Komodos. Komplotet deshtuan, dhe ai vazhdoi te ekzekutonte me shume njerez, ata qe kishin komplotuar kunder tij, ose nga ata qe ai mendonte se do ta benin ne te ardhmen. Prefekti pretorian punesoi nje atlet profesional qe e mbyti Komodon ne banje.

Mark Aurel Antoni I (Karakalla) (sundoi ne vitet 211-217)

Mark Aurel Antoni ishte djali i perandorit te afte e efektiv Septimius Severus. Qe te shmangte skenarit e ndarjes se pushtetit me te vellain e tij Geta, Mark Aurel Antoni e vrau ate. Ai i trajtonte ne menyre brutale kundershtaret, dhe shfarosi te gjithe perkrahesit e Getes. Mark Aurel Antoni njihet per kompleksin e tij madheshtor te banjove ne Rome qe mbanin emrin e tij, dhe per dhenien e shtetesise romake per te gjithe njerezit e lire brenda perandorise. Ai perpiqej te mblidhte parate e nevojshme per shpenzimet e tij vetjake. Pasurine e trasheguar nga babai i tij e ktheu ne nje defiçit te rende. Mark Aurel Antoni I u vra nga nje grup oficeresh.

Mark Aurel Antoni II (Elagabalus) (sundoi ne vitet 218-222)

Ishte i aferm i gruas se Septimus Severus, e qe me pas mori fronin pas vrasjes se Mark Aurel Antoni I. Edhe ky i fundit u dallua per mbreterimin e tij te çuditshem. Mark Aurel Antoni ofendoi parimet morale e fetare romake. Si simbol i perendise se diellit ai perdori nje gur te zi, gje qe per te cilen me pare do te ishte denuar per vdekje. Romaket u ofenduan nga sjelljet seksuale te Mark Aurel Antonit. Ai njihej haptazi dhe per marredheniet e tij seksuale me meshkuj. Vetem pak historiane flasin mire per Mark Aurel Antonin. Ai u vra nga nje komplot i organizuar nga vete gjyshja e tij.

Diokleciani (sundoi ne vitet 284-305)

5 Diokleciani

Mbase do duket e padrejte ta perfshish Dioklecianin ne kete liste, pasi ai eshte i njohur per vendimin e rrezikshem qe mori per ta ndare qeverine e Perandorise Romake ne dy pjese, duke bere bashke-perandor Mark Aurel Maksimianin. Dioklecianni ishte nje administrator i mire, dhe arriti te mbante te bashkuar strukturen e ndare te komandes ne kohen kur perandoria romake u vu nen presion te madh nga armiqte e jashte kufijve. Por ajo qe e ben Dioklecianin pjese te kesaj liste, ishte persekutimi i pameshirshem i te krishtereve. Diokleciani kerkonte nje zhdukje totale te fese. Kishat u shkaterruan, shkrimet e u dogjen e prifterinjte e krishtere u burgosen. Te krishteret qe refuzuan te heqin dore nga besimi i tyre u torturuan dhe u ekzekutuan. Ne nje kohe kur bashkimi ishte thelbesor per mbijetesen e perandorise, frika ishte ajo qe Diokleciani reflektonte.