6. Venecia, Itali. Madheshtor, i bukur, i qete, i zhurmshem, i ftohte, i nxehte, i paster, aty eshte çdo gje tokesore dhe jashtetokesore, shtrihet mbi valedallget e detit Adriatik, si nje kembane e madhe qiellore ku uji dhe qielli nuk njohin dhe nuk ndajne kufij. I vetmi qytet ne bote pa makina. I vetmi qytet ne bote pa motoçikleta dhe motore. I vetmi qytet ne bote qe udhetohet vetem dhe vetem me anije, vapore, gondola, skafe. I vetmi qytet qe shkallet e shtepive lagen nga ujerat e kripura te Adriatikut. Kur e shikon ashtu te bukur me ato ndertesa karakteristike te mirembajtura, askujt s’ia merr mendja se Venecia e ka daten e lindjes me 25 mars te vitit 421 pas Krishtit. Me madheshtine e tij, enigmen, ai duket po aq i ri sa dhe i vjeter, sa modern po aq dhe antik. Dora e njeriut e ka ndertuar ne menyre te tille qe ai te jete çdo dite si ne 4 stine dhe çdo vit si ne çdo shekull

7 qytete ne Bote ku nuk ekzistojne makinat (Foto)

Bota tani e ka pranuar se rruget e qytetit duhen projektuar per njerezit e jo per makinat. Milano paguan qytetaret te lene makinat ne shtepi, Parisi ka dyfishuar korsite e biçikletave dhe jep bonuse ne para per ata qe shkojne ne pune me biçiklete, ndersa Hamburgu e ka kthyer biçikleten ne mjetin e pare te levizjes.

Ky revolucion po ndodh pikerisht ne kryeqytetet evropiane te cilat jane projektuar qindra ose mijera vjet para se te vinin makinat.

Por ka edhe qytete ku makinat jane te ndaluara. Ja cilet jane 7 qytetet qe nuk kane as edhe nje makine.