7 rregullat e ‘Cosa Nostra’ qe te kesh sukses

Ata jane te dhunshem, te pameshirshem, kane shkaktuar me veprimet e tyre shume fatkeqesi, por nuk mund t‘u heqesh presjen kur behet fjale per sensin e tyre te te berit biznes.

Nje gje eshte e sigurt, qe boset mafioze dine se si te perfitojne nga veprimet e tyre. Sigurisht qe praktikat e tyre, ne me te shumten e rasteve jane te paligjshme, por “Cosa Nostra” nuk eshte aspak konservatore, siç eshte pershkruar shpesh ne artikuj apo libra.

Arsyeja e ekzistences se saj eshte nje dhe e vetme: fitimi.

Si çdo biznes ne fund te fundit edhe mafia eshte pragmatiste dhe ne ndryshim te vazhdueshem per te eksploruar dhe bere te vetat mundesite e reja qe ofron tregu. Metodat e perdorura nga biznesmene te medhenj e te fuqishem per te arritur fitime sa me te larta, kane qene perdorur prej mafies per nje kohe te gjate.

Kur famekeqi Bernardo Provenzano mori ne dore frenat e organizates ne mesin e viteve ‘90, ai trashegoi nje fuqi punetore mafiozesh te demoralizuar. Bombat qe vrane gjykatesit e anti-mafies, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino, krijuan nje rremuje te vertete dhe sollen dite te veshtira per mafiozet. Shume prej tyre perfunduan burgjeve dhe njeherazi ishin aq te zhgenjyer me organizaten, sa nisen t‘u rrefenin autoriteteve gjyqesore gjithçka qe dinin ne lidhje me funksionimin e mafies.

Per sa i perket Provenzanos, si gjyqtaret, ashtu edhe vete mafiozet, bien dakord ne nje pike: Provenzano ishte forca karizmatike qe rigjalleroi pasurite e “Cosa Nostra”-s.

Per liderin e famshem qe ndodhet ne burg, si dhe per shume te tjere te permasave te tij, eshte thene se nese ata talentin dhe gjenialitetin e tyre do ta kishin shfrytezuar ne terrenin e biznesit te ligjshem, do te kishin arritur rezultate te shkelqyera dhe do te ishin shnderruar ne persona shume te suksesshem. Per fat te mire, menyrat mafioze, si perdorimi i dhunes per krijimin e monopoleve, apo fiksimi i çmimeve, nuk jane pjese e praktikave te zakonshme te biznesit.

Megjithate, “Sistemi” qe perdori Provenzano per te shnderruar nje organizate ne prag te falimentimit ne nje sukses eshte interesant. Fakti qe ai i shkroi ne leter reformat e tij, do te thote se prej tyre mund te nxirren rregulla interesante per drejtimin e nje biznesi te suksesshem. Ja disa prej tyre
Rregulli 1: Zhytja

Kur nje kompani ndodhet ne prag te falimentimit, hapi i pare qe duhet te ndermarre eshte qe te kete sa me pak publicitet. Ne njefare menyre gabimet duhen varrosur dhe duhet ecur perpara. Terheqja do te vleje edhe per t‘u blere kohe aksionereve dhe per t‘i qetesuar ata qe te vazhdojne te kene besim te ju. Per sa i perket Provenzanos, ne lidhje me kete ai shkruan: “Qellimi yne ne momentin e veshtire per organizaten ishte qe ta shnderronim ate ne nje organizate te padukshme. Pas nje periudhe te pergjakshme vrasjesh e ekzekutimesh masive, ishte krijuar nje situate frike te te gjithe. Vendosem te ndryshonim metoda. Nese ndonje pronar fabrike nuk donte te na paguante detyrimin, ne nuk e hidhnim ne ere, por gjenim menyra te tjera te qeta per ta bindur te bashkepunonte”. Ne sistemin e vjeter njerezit fillimisht vriteshin, pastaj merreshin ne pyetje. Sipas Provenzanos, rimekembja e nje organizate ne prag te deshtimit nuk mund te behet brenda nje kohe te shkurter. Rivendosja e lidhjeve me biznesmenet dhe politikanet duhej bere ngadale dhe pa rene ne sy.

Rregulli 2: Meditimi

“Qendro i qete, i qarte, korrekt dhe kembengules, mos kundershto çdo gje qe te thuhet, shnderro ne pervoje çdo eksperience negative dhe sigurisht mos beso ne gjithçka qe te thuhet. Gjithmone perpiqu qe te zbulosh te verteten para se te flasesh dhe mos harro kurre qe para se te dalesh ne nje perfundim, duhet te kesh te pakten dy burime informacioni per te njejten çeshtje. Kjo eshte pjese e nje letre qe konsiderohet si manifesti i ‘Cosa Nostra‘-s nen drejtimin e Bernardo Provenzanos. Pas nje dhjetevjeçari ushtrimi te nje dhune te patreguar ne kohen kur organizata drejtohej nga famekeqi Toto Riina, pasardhesi i tij, Provenzano e ndryshoi kulturen e “Cosa Nostra”-s, duke i instruktuar njerezit e tij qe te negocionin dhe t‘i jepnin rendesi te madhe dialogut. Provenzano ishte i vendosur dhe kerkonte gjithmone pergjigje te menjehershme dhe te drejtperdrejta per pyetjet qe bente. Nga ana tjeter, kur i leverdiste, luante edhe personin e dyzuar dhe te ndrojtur. Ai i keshillonte njerezit e tij qe te negocionin per marreveshjet para nenshkrimit te tyre. Ai vete me doren e tij punonte mbi kontratat dypaleshe, ne menyre qe te gjente gjuhen e kompromisit me palet dhe te zgjidhte te gjitha grindjet. Si çdo drejtor kompanie te fuqishme qe kujdeset shume per dukjen e tij te jashtme, Provenzano nuk deshironte qe te shfaqej me veshjen e nje tirani, por donte qe t‘u perçonte te gjitheve imazhin e nje “diktatori te mire”. Ai koordinonte aktivitetet e grupeve te ndryshme, por pa u imponuar vullnetin. Megjithate, ai ishte bosi i pakontestueshem. Gjithmone behej ajo qe donte Provenzano edhe pse te krijohej ideja se nje vendim ishte rezultat i debateve dhe vleresimeve te te gjithe grupit.

Rregulli 3: Konsensusi

Provenzano u pergjigjej letrave nga te gjitha nivelet e shoqerise ne lidhje me vendet e lira te punes, rezultatet e provimeve, shendetesise dhe administrimit te spitaleve. Si te ishte lideri i nje fondacioni te mirefillte bamiresie, Provenzano e dinte mire se mafia duhet ta prezantonte veten si nje element pozitiv ne shoqeri. Bosi duhet te shfaqej si nje figure bamirese, si nje xhaxha, keshilla dhe vendimi i te cilit shtrihej ne te gjitha fushat dhe sferat e jetes, ne ato publike, por edhe personale. Ai e kuptoi se metodat e buta e bamirese do t‘i afronin me shume njerezit tek organizata, se sa perdorimi i dhunes. Nje nga hapat kryesore qe ai ndermori per rimekembjen e organizates ishte rifitimi i konsensusit popullor. Mafia kishte pretenduar gjithmone bindjen e komunitetit, nderkohe qe kjo taktike nuk pinte uje me, ndaj duheshin gjetur menyrat e buta te konsensusit.
Rregulli 4: Mbaj Zotin ne anen tende

Pjese e perpjekjes se Provenzanos per te rifituar besimin e popullit dhe rehabilitimin e “Cosa Nostra”-s ishte veshja e “mantelit te meshires”. Ai e prezantonte veten ne kostumin e nje mireberesi te besueshem e plot autoritet. Letrat e tij kane tingullin e psalmeve te kishes dhe njerezve te vet te besuar ai u dergonte here pas here citate nga Bibla. Hetuesit jane mundur disa here qe te zbulonin kodet e fshehta qe fshiheshin pas pasazheve te Bibles. Ne fakt, pas shume kerkimesh rezultoi se ato nuk kishin aspak nje kuptim te dyfishte, por ishin perdorur me kuptimin e tyre paresor. Nuk eshte metode e rralle perdorimi i emrit te Zotit per justifikimin e veprimeve, apo vendimeve te njerezve te fuqishem. Shume lidere politike, nder te cilet Toni Bler, kane perfshire Zotin ne fjalimet e tyre, duke thene se Ai permes tyre ushtronte vullnetin e Tij. Nje pozicion te tille ka mbajtur edhe vete Presidenti i Amerikes, George Bush, kur ndodhej ne kerkim te konsensusit popullor, ndersa tentonte te legjitimonte vendimet e veta.

Rregulli 5: Fleksibiliteti politik

Provenzano ishte nje lider shume fleksibel dhe i ndryshonte rregullat sipas pelqyeshmerise se tij. I ndryshonte aleancat politike sipas rastit,pa pasur asnje lloj pendese. Ishte gjithmone ne kerkim te politikaneve te cilet ishin ta gatshem te benin kompromise me te dhe ta ndihmonin, sigurisht ne kembim te favoreve ose sasive te medha te parave.

Rregulli 6: Distancimi

Ne rastin e ndonje skandali politik, ose te ndonje deshtimi ne biznes bosi distancohej menjehere nga e gjithe belaja. Me Provenzanon ne krye, ne shtyp po flitej gjithnje e me pak per mafien, por edhe ne rastet kur flitej nuk thuheshin gjithe te zezat” qe perfliteshin dikur. Provenzano diti te distancohej nga skandalet e se shkuares. Si edhe te tjeret ai e kishte jetuar dhjetevjeçarin me te eger te “Cosa Nostras”, dhjetevjeçar qe e shkaterroi plotesisht reputacionin e organizates dhe anetareve te saj. Taktikat e tij te distancimit nga e kaluara e pergjakshme ia rikthyen virgjerine” mafies. Me ndihmen e keshilltareve ai u sigurua qe jo vetem emri i tij, por edhe ai i pjesetareve te tjere te shkeputej njehere mire nga nje e kaluar e turpshme. Ai krijoi imazhin e nje njeriu paqedashes.

Rregulli 7: Modestia

Gjate karrieres se tij, Provenzano u shnderrua nga nje bandit ne nje biznesmen e investitor, diplomat, lider e strateg. Pjese e ketij shnderrimi te tij mistik ishte se askush nuk e dinte nese ai ishte nje gjeni, apo thjesht nje njeri me shume fat. Per te nxjerre ne pah karakterin e tij modest dhe per t‘u shfaqur si nje njeri i popullit, Provenzano shpesh i shkruante letrat me gabime ortografike dhe gjithmone i mbyllte letrat me fjaline: Ju kerkoj ndjese per gabimet ne shkrimin tim…”. Çdo leter perfundonte me te njejtin bekim. Fakti qe Provenzano bente gabime nuk ishte aspak nje rastesi, por nje taktike e stisur me se miri, nje taktike qe synonte te ndertonte imazhin qe Provenzano donte per veten e tij. Por shpesh ai e tepronte me menyren e te shfaqurit si teper modest e i parendesishem ne organizate, nderkohe qe ishte lideri i saj. Ne nje takim ai tha: “Kush jam une qe t‘u jap mend te tjereve? Une nuk mund t‘i jap urdhera askujt, ne fakt une jam ne kerkim te dikujt qe te me jape urdhera mua”. Per fatin e tij te keq, qe nga arrestimi i tij ne vitin 2006, kjo deshire e tij iu plotesua