77% e trafikut ne Google eshte i enkriptuar

Per vite te tera, gjigandet e internetit, duke perfshire edhe Google dhe Facebook, kane paralajmeruar per rendesine e perdorimit te HTTPS, nje protokoll i sigurt i internetit qe kodon trafikun tuaj dhe e ben ate shume me te veshtire per kedo qe perpiqet te pergjoje ne komunikimet tuaja.

Pra, ku eshte niveli i mbrojtjes nga HTTPS per vitin 2016? Sipas nje Raporti Transparence nga Google, te fokusuar ne HTTPS, botuar per here te pare te marten, vete Google eshte duke performuar goxha mire. TechSot.Al raporton se 77% e kerkesave ne serverat e Google-it jane te enkriptuara aktualisht, nga 50% ne janar te vitit 2014 – edhe pse vlen te permendet se keto shifra nuk perfshijne trafikun e YouTube.

Sherbimi ndoshta me i rendesishem i Google, Gmail, eshte 100% i enkriptuar, siç eshte Google Drive – nuk eshte nje surprize qe Gmail eshte vetem-HTTPS qe nga marsi 2014. Maps, Finance, News dhe Advertising jane te gjitha mbi 50%, ku dy te fundit tregojne nje rritje te madhe ne dy vitet e fundit.

/TechSot.Al/