Irreversible. Gati i ndaluar ne: Australi dhe Zelande te re. Ky film i Gaspar Noe kishte marre shume kritika qysh ne fillim kur kishte arritur ne tregun e Australise dhe Zelandes se re, ku kritiku i filmave Chris Banks e kishte cilesuar si ‘filmi me homofobik qe eshte bere ndonjehere’. Sidoqofte, keto kritika i ka shkaktuar me se shumti permbajtja e dhunshme dhe skena e famshme e perdhunimit me Monica Bellucci. Noe gjithashtu e kishte perfshire edhe nje pjese te tij duke masturbuar, sepse çdo torte ka nevoje per nje qershi permbi.

8 filmat seksi qe jane ndaluar ne disa vende te botes (Foto)

 

Per disa konsiderohen si kryevepra te kinematografise pasi kane thyer shume tabu, per disa jane te ndaluar. Jane 8 filma qe kane ngjallur debate te shumta, madje ne disa shtete jane te ndaluara. Madje dhe ne shtete si Amerika, Australia, Italia.

Jane te ndaluar jo vetem per shkak te skenave te forta erotike apo tematikes se tyre, por edhe per shkaqe banale, si rasti i filmit Ken Park. Regjisori i filmit kishte sulmuar fizikisht pronarin e firmes qe do te shperndante filmin ne kinemate e Anglise dhe ky i fundit nuk pranoi qe filmi Ken Park te shfaqej ne kinemate qe firma e tij kontrollonte.

Ja kush jane 8 filmat me seksi te ndaluar.