Butrinti

8 foto, të cilat do iu bëjnë të paketoni çantat dhe të udhëtoni në Shqipëri

Shqipëria mbetet ende e pashkelur nga perspektiva turistike, por vitet e fundit turizmi ndërkombëtar ka gjetur rrugën e vet këtu dhe në pjesën më të madhe, ajo është ende e përqendruar rreth Rivierës Shqiptare.

Kam vizituar Shqipërinë verën e kaluar dhe megjithëse nuk kam pasur kohë për të shkuar kudo, kam marrë një shije të vendit dhe këtu janë disa imazhe që do të bëjnë të doni të paketoni çantat dhe të udhëtoni në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ksamili

Ksamili është një resort i vogël, i cili është kthyer shumë shpejt në një nga destinacionet më të nxehta turistike të Europës. Më parë, ishin vetëm turistët vendas nga kryeqyteti dhe pjesë të tjera të Shqipërisë që shkonin aty. Sot, ju mund të gjeni shumë më tepër turistë, edhe pse ka mjaft vend për më shumë.

Shikoni sa të bukur janë plazhet dhe shumë shpejt do ta kuptoni se pse është një perlë e tillë.

Vendpushimet, plazhet e vogla, plazhet e mëdha, restorantet e vogla dhe plazhe më të izoluara mund të gjenden në çdo cep.

Kudo që të shkosh në Ksamil, ndihesh sikur do të zbulosh një plazh të ri dhe ka një plazh për të gjithë, pavarësisht se çfarë lloj plazhesh preferoni.

Saranda

Saranda gjithashtu është bërë një atraksion i njohur. Më shumë falë gamës të madhe të hoteleve aty sesa në Ksamil. Saranda gjithashtu ka një shëtitore të këndshme të veshur me restorante dhe bare komode.

Butrinti

Ju pëlqen historia? Atëherë Butrinti është vendi ideal për ju. Këtu iu presin historia romake dhe një amfiteatër i lashtë së bashku me rrënojat e vjetra nga epoka të ndryshme. A e dini se Jul Çezari zhvilloi Butrintin si një qytet?

Kur ishte perandor i Romës, ai e pa Butrintin si një pozitë të mirë strategjike.

Gjirokastra

A ju pëlqen të vizitoni vendet që janë në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s? Atëherë nuk duhet të humbisni Gjirokastrën. Atraksioni kryesor është fortesa e vjetër e vendosur në krye dhe natyrisht shtëpitë e vjetra prej guri.

Syri i Kaltër

Këtu gjeni Ujin Kristal në ngjyrë të bruzët dhe të gjelbër, të rrethuar nga natyra e harlisur.

Plazhi i Gjipesë

A ju pëlqejnë plazhet e izoluara dhe të egra? Atëherë ju nuk duhet të humbisni Plazhin Gjipe në Rivierën Shqiptare. Ju do ta keni të gjithë vendin për veten tuaj.

Parku Kombëtar i Valbonës

Nuk kam qenë ende për vete për fat të keq, por kjo foto po më bën të dëshiroj të kthehem në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur!

A e keni vizituar Shqipërinë? Nëse jo, shpresoj që të frymëzoheni për ta vizituar atë. Për mua, një gjë është e sigurtë – do të kthehem patjetër!

burimi: swedishnomad