8 Papet qe kane qene me origjine shqiptare

Ka emra qe kane lene gjurme te pashlyera ne Seline e Shenjte dhe ne mbare krishterimin ata jane papet me origjine shqiptare. Misheruan, ne stadin me te larte, virtytet dhe vlerat e kombit tone. Treguan urtesi, vullnet, zgjuarsi e mbi te gjitha atdhedashuri. Ndaj edhe besimtaret e krishtere, ane e kend rruzullit, perulen dhe nderojne me rrespekt te vecante keta barinj te fjales se Zotit. Nuk eshte e rastesishme qe Papa Klementi XI renditet i katerti per nga rendesia ne te gjithe historine e pontifikatit ndersa Iliria ishte percaktuar si “Ishulli i Shenjtoreve”.

Ardhja e papeve ne krye te Selise se Shenjte e ka zanafillen qe kur Roma u kthye ne perandori dhe krishterimi u be pjese e sundimit te saj. Shqiptaret, si nje nder popujt me te lashte ne Evrope, ishin te paret ne kontinent qe e perqafuan ate. “Shenjtet” te tille si Shen Eleutherius, Papa Klementi XI, Shen Kajus, Papa John IV, Shen Dardani, Shen Jeronimi, Shen Ashti etj, tashme ndodhen ne perjetesi.

Qindra peshkope nga Iliria moren pjese ne Sinodin e Pare te Romes themeluar ne vitin 130 pas Krishtit. Ky fakt jep deshmi per ekzistencen e nje administrate te mire organizuar te kishes ne Iliri gjate shekullit te 2-te te eres sone. Elementet, qe perbejne themelet e doktrines se krishtere, shtate kodet e para ekumenike, jane pikerisht nga territoret “Ishulli i Shenjtoreve” . Kjo eshte deshmia me e mire e kontributeve qe shqipetaret kane bere per qyteterimin evropian ne vecanti dhe ate boteror ne pergjithesi.

Papet me origjine shqiptare
Ekzistojne dy mendime lidhur me numrin e tyre. Kater jane “puro” me gjak shqiptar. Por sipas enciklopedise italiane dhe vepres gjeniele te Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum”, thuhet se nga viset tona kane qene tete pape qe drejtuan Vatikanin. Ata jane Shen Eleuteri, Shen Urbani I, Shen Kai, Shen Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI.

Shen Eleutherius (Pope Saint Eleutherius 175-189)

Lindi njeqind vjet pas Krishtit ne qytetin e Nikopol, nje vendbanim i njohur ne Epir. Ishte arsimuar ne Rome nen Papa Shen Aciteti, ku mori urdher te shenjte. Ne 177 pas Krishtit, Shen Eleutherius u emerua Pape dhe mori fronin e Shenjte ne Shen Pjeter. Bazuar ne te dhenat ekzistuese, me mirekuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglise, Shen Eleutherius dergoi misionaret per te predikuar krishterimin si besim ne kombet e qyteteruara evropiane dhe qe mbeti mbizoterues edhe ne ditet tona. Ai eshte qarte nje paraardhes i ilireve shqiptare, lindur dhe rritur ne Epir ku sundoi Pirro si mbret ne 277 p.e.s. Ishte shenjteruar nga kisha. Nje portret i tij eshte punuar me mjeshteri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet ne katedralen e San Pietros ne Vatikan, nje veper e jashtezakonshme ne llojin e vet.

Pape Shen Urbani I Pope Saint Urban I

Vertetohet se ka origjine Ilirie. Datelindja e panjohur. Vdiq me 23 Maj te vitit 230. Eshte shpallur martir. Mban fronin papnor ne vitet 222-230. Vdekja e tij eshte fiksuar me 25 maj. Renditet i tetembedhjeti ne listen e papeve.

Shen Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296)

Mjaft historiane pranojne se ai ishte i afert i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u be Pape. Perandori zbuti persekutimet ndaj te krishtereve. Vdiq me 22 prill 296. U varros ne kishen e Shen Kalistit. Shtepia ku jetoi ai u kthye ne kishe. Me 1631, eshtrat e tij u vendosen poshte nje lteri te madh. Ne vitin 1880 ne kete vend u vendos Ministria e Luftes se Italise, eshtrat u vendosen ne nje kapele ne Barberini. Vdekja e tij eshte me 22 Prill.

Gjoni IV, Pope John IV (640-642 )

Vertetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i Skolastikut Venantius. Ishte prift ne Rome, kur me 24 dhjetor 640 u be Pape. Denoi me ashpersi monotelitizmin ne nje Keshill qe mbajti ne Rome. Beri shume per bashkatdhetaret e tij, skllever te sllaveve dhe avareve, qe kishin pushtuar vendin, duke ua blere lirine me para. Ndertoi nje kishe me emrin e shenjtorit ilir Venantius (keshtu quhej edhe i ati). Ne kete kishe edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq me 12 Tetor 642, duke pasur keshtu nje pontifikat te shkurter. U varros ne katedralen e Shen Pjetrit.

Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 Qershor 1476 – 18 Gusht 1559)

Mban fronin papnor ne vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njezet e pesti ne listen e papeve. Gjate kohes se tij, me 1555 botohet ne gjuhen shqipe “Meshari” prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim nje fshat arberesh te Kalabrise (ne Katanzaro) qe mban emrin Karafa.

Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 – 27 Gusht 1590)

U ngjit ne fron 1585. Papati i tij zgjati deri me 1590. Renditet i dyqind e njezet e nenti ne listen e papeve. Familja Pereti emigroi ne Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

Gjon Francesk Albani ose Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)

Ishte pape nga 23 nentor 1700 deri ne vdekjen e tij ne vitin 1721. Klementi XI ishte nje mbrojtes i arteve dhe te shkences. Ai ishte gjithashtu nje bamires i madh i Bibliotekes se Vatikanit,ishte i interesuar per arkeologjine. Ai ishte me origjine shqiptare.

Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740)

Lorenzo Corsini, ose Klementi XII eshte me origjine shqiptare nga nena. Ne damaret e tij rridhte gjaku i Kastrioteve. Korsinet ishin nder familjet me fisnike te Italise. Lorenci beri karriere si ambasador i Papes, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij permendet si kandidat per fronin papnor ne shume asamble kardinalesh. Me ne fund u zgjodh, kur ishte 71 vjec. Eshte i pari Pape, qe vendoset ne Quirinale. Roli tij ne zhvillimin e arsimit ne Shqiperi eshte i krahasueshem me te Klementit XI. Ai u angazhua shume ne veprimtarite misionare neper bote. Vdiq ne vitin 1840.