8 te vertetat e Bayern Munchen per sezonin e ri

Lidhur me artikullin:

2 vite nen drejtimin e Pep Guardiola skuadra e Bayern Munchen me shume ka humbur se sa ka fituar. Ka fituar superkupen e Europes, kampionatin boteror te klubeve, 2 here Bundesligen, 1 here kupen e Gjermanise, por Bayern nen drejtimin e Guardioles ka humbur identitetin qe e karakterizonte nen drejtimin e Jupp Heynckes dhe 2 here radhazi gjysmefinalet e Uefa Champions League.

Por cfare do te ndodhe ne sezonin e ri nen drejtimin e Guardiola?

Trajneri spanjoll ka deklaruar se ai do te jete nen drejtimin e Bayern edhe per sezonin e ri.

Jane 8 te verteta te cilat jo vetem Guardiola por edhe futbollistet dhe drejtuesit e Bayern Munchen duhet ti dine dhe ti kene kuptuar.

1 E ardhmja e Pep Guardiola duhet te dihet. Trajneri spanjoll ka kontrate deri ne veren e vitit 2016 por Guardiole duhet te deklaroje se cfare do te beje ne te ardhmen ne menyre qe drejtuesit te kene mundesi te planifikojne skuadren.

2 Pa Ribery dhe Robben nuk fitohen ndeshjet e rendesishme. Pyetja qe lind menjehere eshte: Si do te luante Bayern kunder Barcelones nese reparti ofensiv do te ishte Ribery, Lewandowski dhe Robben?

3 Nje ndryshim total i skuadres nuk eshte i nevojeshem. Sigurisht qe ka futoblliste mbi moshen 30 vjec por ata ende mund te japin shume ne fushe. Lahm, Schweinsteiger, Robben dhe Ribery kane ende kapacitetin per te ndryshuar fatin e nje ndeshjeje.

4 Lahm duhet te rikthehet ne repartin mbrojtes. Kjo u vertetua edhe ne kampionatin boteror. Guardiola e ktheu ne nje mesfushor por Lahm nuk eshte mesfushor. Low e provoi ne Brazil 2014 dhe me pas e ktheu ne pozicionin e tij natyral dhe triumfoi. Edhe nen drejtimin e Jupp Heynckes, Lahm ishte nje mbrojtes krahu.

5 Tifozet e mbeshtesin skuadren. Kjo u pa qarte edhe ne gjysmefinalen e dyte kunder Barcelones.

6 Ka vetem nje portier ne bote si Manuel Neuer dhe ky eshte ne skuadren e Bayern.

7 Gotze duhet te shitet vetem nese… Talenti gjerman ende nuk i ka fituar zemrat e tifozeve bavareze per shkak se ai ne te kaluaren ka luajtur per rivalet e Dortmund dhe ne Mynih ai ende nuk ka shfaqur te gjithe kapacitetin e tij. Nese Gotze nuk ndihet mire ne Mynih atehere ai duhet te shitet.

8 E ardhmja e Bayern eshte e arte. Neuer 29 vjec, Boateng, 26 vjec, Muller 25 vjec, Alaba 22 vjec, Thiago  24 vjec, Martinez 26 vjec dhe Lewandowski 26 vjec. Jane 7 futbolliste te rinj qe deri ne vitin 2020 mund te japin maksimumin dhe te fitojne shume trofe. E ardhmja e Bayern Munchen eshte e arte dhe e siguruar.