9 speciet e reja qe njohem ne vitin 2013

Edhe pas mijera vitesh, ende gjejme forma te reja jete ne Toke – si nga e kaluara, ashtu edhe nga e tashmja. Ne vitin 2013, shkencetaret e shtyne njohurine njerezore te biodiversitetit drejt lartesive te reja, duke zbuluar disa specie te reja, qe nga insektet e vogla e deri te dinozauret qe perbenin zinxhirin ushqimor te tokes perpara miliona vitesh. Nga shume zbulime te shpalluara edhe vitet e kaluara, sot ju prezantojme me ato specie qe i kemi njohur vetem ne vitin 2013, dhe te cilat deri tani nuk perfshiheshin ne asnje kategori jete. 

1. Bretkosa Kakao

Kjo bretkose ngjyre cokollate e njohur si Hypsiboas sp, jeton ne peme dhe persor disqe te rrubullakte ne gishtat e saj, per te kapercyer trungjet shpejt. Eshte nje nga 60 speciet qe nje grup nderkombetar kerkuesish e biologesh kane gjetur ne rajonin e paeksploruar ne juglindje te Surinamit, ne pyjet malore. Edhe pse eshte zbuluar qe ne vitin 2012, shkencetaret kane marre rezultate per eksplorimin e kesaj specieje veten ne tetor te vitit 2013.

2. Kokecekici i Karolines

Kokecekici i karolies duket njesoj i te ngjashmit e vet te zbuluar prej kohesh, por kjo specie eshte ne menyre te dukshme e ndryshme nga ato qe njohim. Kjo vjen per shkak te perberjes se saj gjenetike. Universiteti i Karolines se Jugut, me ne krye Joe Quattro kane zbuluar kete qenie te quajtur Sphyrna gilberti, emri i te cilit eshte vene sipas rajonit ku eshte gjetur.

3. Triceratopi hundemadh

Nasuceratops titusi, eshte pjesetari me i ri i familjet se Triceratopeve, dhe besohet te kete jetuar ne Ameriken e veriut rreth 76 milione vite me pare. Shkencetaret zbuluan mbetjet e tij ne Utah. Kafsha bimengrenese rreth 4.5 metra e larte llogaritet se peshonte rreth 2.5 ton. Ajo qe ka mbetur pa u zbuluar eshte funksioni i nje prej karakteristikave me te dukshme te kesaj kafshe, sic eshte hunda e tij gjigande.

4. Olinguito

Shkencetaret e pershkruajne Olinguiton (Bassaricyon neblina) si nje miksim te maces me ariun e vogel, por eshte ne fakt kafsha me e vogel e familjes se Raccoon-eve. Eshte ghithashtu zbulimi me i ri i nje gjitari mishngrenes te zbuluar ne 35 vjet. Kjo kafshe rritet ne pyjet e Maleve te Andeve ne anen veriore, ne Ekuador dhe Kolumbi.

5. Peshkaqeni indonezian qe ecen

Shkencetaret kane zbuluar nje variacion te peshkaqenit, i cili ecen, dhe quhet Hemiscyllium halmahera, ne baze te shkembinjve nenujore ku eshte gjetur ne Halmehara, ishull ne Indonezi. Ai perdor velezat e tij per te terhequr veten ne sheshin e oqeanit. Kerkuesit e kane diferencuar nga qeniet e tjeta per shkak te ngjyres se lekures se tij.

6. Hardhuca e pyjeve peruviane

Keto hardhuca jane femer e mashkull, dhe jane pjesetare te Enyalioides azulae, cka eshte nje nga dy speciet e njohura te zbuluara ne pyjet peruviane. Specia tjeter quhet Enyalioides binzayedi.

7. Milingona pirate

Shkencetaret e universitetit te Filipineve, Los Banos, shpallen ne shkurt se kane zbuluar nje specie te re ne Filipine. Thuhet se ka nje pigment lekure te panjohur per gjithe boten mbare. Ata e kane emeruar Cardiocondyla pirata per shkak te ngjyres se zeze te zones se syrit.

8. Grabitqari Pre-T. Rex

Shkencetaret thone se Siats meekerorumishte nje nder grabitqaret e kohes se vet, qe ka qendruar per nje kohe te gjate ne zinxhirin ushqimor te tokes. Nje skuader kerkuesish zbuluan pjese te skeletit te tij ne Utah ne vitin 2008, dhe shpallen zbulimet e tyre ne nentor te vitit 2013.

9. Akrepi i vogel turk

Mos i lini pincat ne duart e tij t’ju mashtrojne, pasi ky akrep i vogel i drunjve, nuk eshte aq i rrezikshem per njerezimin. Kerkuesit thone se pickimi i tij sjell po aq dem sa nje mushkonje. Specia eshte vetem disa centimetra e gjate, dhe eshte njohur me emrin Euscorpius lycius ne baze te rajonit historik turk te jugperendimit, ku edhe eshte gjetur.