A do te hapet Aeroporti i Kukesit?

Nje udhezim i perbashket mes Ministrise se Financave dhe asaj te Transporteve ka kaluar nen menaxhimin e Aviacionit Civil Aeroportin e Kukesit.

Ky eshte hapi i pare ne perpjekjet e qeverise per te vendosur ne pune aeroportin e ndertuar prej vitesh, por i mbetur i bllokuar per shkak te nje kontrate mes kompanise gjermane qe menaxhon aeroportin Rinasit dhe shtetit shqiptar.

Kontrata i garanton ekskluzivitet kompanise gjermane ne menaxhimin e aeroportit nderkombetar. Megjithate duket se pas kesaj, hapi i radhes i qeverise do te jete nisja e bisedimeve me palen gjermane per te gjetur nje zgjidhje konsensuale.

Burime nga qeveria thone se propozimi i pales shqiptare do te jete qe kompania gjermane qe menaxhon Rinasin te menaxhoje edhe Aeroportin e Kukesit.

Punimet per ndertimin e Aeroportit te Kukesit nisen ne vitin 2002. Ato perfunduan pak vite me vone. Aeroporti i ndodhur vetem 3 kilometra larg qytetit te Kukesit eshte i pajisur me te gjithe infrastrukturen e nevojshme te kontrollit ajror.

Hapja e ketij aeroporti eshte kerkuar me ngulm jo vetem nga pala shqiptare, por edhe nga autoritetet kosovare, pasi do te ndikonte drejtperdrejte ne zhvillimin e gjithe zones. 

Top Channel