A e montoi UEFA shortin per te krijuar finale Barca-Real?

Lidhur me artikullin:

Shorti i “Champions League” ndez gjithmone teorite e konspiracionit dhe gjysme­finalet e se premtes nuk ishin ndryshe.
Sa here dalin rezultatet e shortit, tifozet ankohen, veçanerisht ne rrjete sociale, se rezultati eshte i montuar, transmeton Panorama Sport.

Kjo ndodh çdo here qe drejtuesit e futbollit dhe zyrtaret e klubeve zbresin ne seline e UEFA­s ne Nyon per te pare rezultatin e sferave te nxjerra nga nje ene.

Per gjysme­finalet e ketij viti tifozet po spekulojne se UEFA ka pergatitur qysh me pare rezultatin e perballjeve ne menyre qe te sigurohej qe Barcelona dhe Real Madrid te ishin kundershtare ne finale.

“Eurosport” pyet çfare fiton UEFA nga nje manovrim i tille i poshter? Sepse nuk ka asnje garanci qe te dy ekipet do te shkojne ne finale.

Nderkohe qe pyetja ngelet pa pergjigje, “Eurosport” i cileson keto akuze si qesharake.

Burimi: Telegrafi