A jane pas ditet e lavdise se Apple?

Apple eshte “shfronesuar” zyrtarisht si mbreti i Wall Street, kur kompania deklaroi se ishte kunder luftes termonukleare.

Google ia kalon Apple si kompania me e vlefshme ne bote me vlere tregu te Marten pas nje raportimi te ftimeve te larta tremujore te sezonit te pushimeve qe e rriten çmimin e aksioneve 5% brenda nates.

Kur tregu i aksioneve u hap te Marten, Google pati nje vlere tregu prej 550.6 miliarde $, duke mundur pjesen e tregut te Apple me 529.1 miliarde $ per here te pare ne histori.

Rankimet perfaqesojne me shume se nje fluktuacion te nje lidershipi konstant. Eshte kulminimi i nje ndryshimi te ngadalte te menyren e te menduarit rreth asaj se cili gjigant i teknologjise eshte me mire i ekuilibruar per t’u rritur ne pjesen e dyte te kesaj dekade dhe me shume se kaq.

Rivaliteti i vjeter Apple-Microsoft, eshte zevedesuar me ate te Apple dhe Google, te cilet filluan te konkurronin ne lidhje me fitimet ne 2008-en kur Google prezantoi Android per te marre terren nga iPhone i Apple.

Dhe nese shikoni me kujdes rankimet qe jane bere gjate kohes, mund edhe te jete zevendesuar me konkurrencen Google-Facebook.

A jane pas ditet e lavdise se Apple?
Per me shume se nje dekade, Apple ishte nje force e pandalshme ne boten e teknologjise. Nen lidershipin e CEO-s se fundit dhe themeluesit Steve Jobs, kompania zbuloi suksesin e iPhone dhe iPad, te clat te dyja u shnderruan ne biznese multimiliardere.

Muajin e kaluar gjithsesi, Apple ka zbuluar qe shitjet e saj te pergjithshme mund te bien gjate tremujorit te ardhshem per here te pare ne histori prej 13 vitesh ndersa kerkesa per iPhone ngadalesohet. Kerkesa per iPad nderkohe, ka qene ne ulje per shume tremujore. Papritur, makineria historike e prodhimit te parave duket se po ngadaleson.

Apple ka gjeneruar pak me shume gjate tremujorit te fundit fiskal me shume se Google ka gjeneruar gjate te gjithe 2015-es.

Apple ka me shume cash te rezervuara, 200 miliarde $ plus, me shume se ç’do te benin bizneset ndonjehere. Por Wall Street i vlereson kompanite bazuar ne rritjen e ardhshme, dhe jo ne rrugen qe kane lene prapa.

Ne kete sens, Google ka nje histori me te mire, shfaqur potenciale per rritje.

Google vs Facebook
Vetem pak ore para se Google te raportonte fitimet, Facebook ia kalon edhe Exxon Mobil qe njehere e njekohe ka qene ne maje te Wall Street, ne vendin e katert te kompanive me te vlefshme.

Te dy bizneset, tashme ndajne nje histori te ngjashme: kompani qe rriten shpejt dhe drejtohen nga CEO themeluese me rritje te qendrueshme dhe qe nuk deshton dhe me guxim per te gjetur “shpikjen” e radhes.

Nese Apple fitoi duke krijuar pajisjet, me te cilat konsumatoret duan te shpenzojne kohen e tyre, Google dhe Facebook jane duke fituar duke ndertuar aplikacionet me te cilat ata konsumatore duan ta shpenzojne kohen ne keto pajisje.

Ato mund te mos kene ate shkelqim te Apple, por kane vemendjen e miliarda perdoruesve.

/Mashable/