A perfunduan mjetet e kursimeve pensionale te kosovareve ne “Panama Papers”?

Milionat qe Fondi i Kursimeve Pensionale te Kosoves (FKPK) mbledh nga kursimet pensionale te kosovareve, vazhdojne te investohen neper kompani dhe vende te ndryshme te botes. FKPK menaxhon mbi 1 miliarde euro, te cilat kryesisht jane te investuara ne 1,900 kompani ne mbare globin.

Kompanite ne te cilat ky fond i ka te investuara mjetet, ka gjasa qe mund te kene qene pjese e parajses se fshehjes se tatimeve, e njohur tashme ne bote si zbulimet e “Panama Papers”. Por keto dyshime hidhen poshte nga zedhenesi i ketij fondi, Jeton Demi.
Ai per KosovaPress tha se nuk e perjashtojne mundesine qe kompanite ne te cilat jane te investuara mjetet te kene fshehur tatimet, por jo mjetet e Fondit.

Ndryshe, paralajmerimet se edhe vendet e Evropes Juglindore ka gjasa te dalin ne dokumentet e “Panama Papers’, e cila ka mbi 11 milione dokumente nga firma e Mossack Fonseca, nje nga kompanite me te fshehta te botes, le dyshime se aty mund te perfshihen edhe kompani e individё nga Kosova.

“Mossack Fonseca” eshte nje firme ligjore me baze ne Panama, e cila ka ndihmuar klientet e saj qe te pastrojne parate dhe t’i shmangen tatimit nga vendet e tyre, duke ofruar sherbime ne menaxhimin e pasurise, kundrejt nje tarife vjetore.

Fondi i Kursimeve Pensionale te Kosoves eshte nder investitoret me te medhenj ne rajon per kompanite jashte territorit ku vetevepron. Dhe frika se mund te kete shanse qe keto para te jene investuar ne kompani qe po dalin te kene lidhje me dokumentet e zbulimit te madh gazetaresk ‘Panama Papers’, kane ngritur shume pyetje rreth parave te kursimeve pensionale te kosovareve.

“Ne menyre jo te drejtёperdrejte, por indirekte permes fondeve menaxhuese investuese, Fondi i Investimeve Pensionale i investon parate ne rreth 1, 900 kompani globale boterore. Ne liste gjithsesi jane kompanite me te medha amerikane, siç eshte Microsoft, Apple, Alphabet kompania meme e Google, ne te cilat gjithsesi ka investime tona. Ndersa per çeshtjen e investimeve ose mbajtjes se mjeteve nga keto korporata ne zona offshore, qe kane forme te ndryshme te tatimit, nuk ka fare lidhje me investimet tona. Sepse keto kompani, nese mbajne gjera te tilla, nese mbajne para te tilla, i mbajne nga fitimet e tyre per t’iu shmangur tatimeve. Nuk ka te beje me mjetet e investuara ne totalin e aseteve qe ata kane. Pra mjetet e investuara nga Fondi i Kursimeve Pensionale jane te ditura, çdo cent eshte i ditur ku eshte i investuar dhe kjo raportohet edhe nga keto kompani dhe eventualisht ky dyshim i ngritur per keto para te derguara atje i perket vetem fitimeve qe ata mbajne, nuk ka lidhje me mjetet e Fondit te Kursimeve Pensionale”, tha Demi.

Ai ka treguar edhe disa nga kompanite ku Fondi i ka te investuara mjetet, duke hedhur poshte mundesinё qe mjetet e tyre te kene perfunduar ne parajsen e tatimeve. Por ai nuk e perjashton mundesinё qe kompanite ku fondi i ka mjetet e investuara te kene lidhje me shmangien e tatimeve.

“Ne menyre te veçante ne fund te vitit 2015, FKP ka pasur ne Microsoft Corporation rreth 13 milionё euro, po i marrim kompanite qe jane me te medha, Jonson & Jonson 10 milionё euro, ne Apple qe jane rreth 9 milionё euro. Dhe kjo nuk ka lidhje me investimet, sepse nuk jemi ne i vetmi institucion e as kompani qe investon ne kompanite si Google apo ne Apple, ata kane miliarda dollare te investuara mjete nga kompani dhe institucione te tjera. Krejt dyshimi i ngritur i perket perfitimeve, fitimet qe ata nxjerrin gjate veprimtarise se tyre. Keto fitime mund te dyshohet, siç eshte raportuar ne media, qe mund t’i kene kaluar ne keto vende ku ka tatime me te ulta per t’iu shmangur tatimit me te larte ne nje vend te caktuar te tyre te operimit. Andaj nuk ka lidhje me investimet tona dhe nuk ka pse te kete shqetesim per keto mjete te investuara”, tha Demi.

Perndryshe, mungesa ligjore ne Kosove ka bere qe mjetet e Fondit te mos mund te investohen ne vend. Per kete arsye FKFK eshte i detyruar t’i investojё mjetet jashte Kosoves, ndersa ne vend ka mjete te investuara vetem ne bono te Thesarit. Totali i investimeve te FKPK-se ne obligacione dhe bono te Kosoves me 29 shkurt 2016 arriti ne rreth 84 milione euro.

/Telegrafi