Abrashi: “Mezi pres te luaj kunder Bayern”

Lidhur me artikullin:

Amir Abrashi prenoton Bayern Munchen. Nuk behet fjale per spekulime merkatoje por per nje interviste te mesfushorit te Kombetares Shqiptare ku 25 vjecari flet per ekspereincen te Freiburgu ne Bundesligen e dyte Gjermane dhe shpresat per tu ngjitur ne Bundesligen e pare. Abrashi i transferuar te Freiburg veren e kaluar, ne intervisten per portalin 4-4-2.com e cileson vendimin per te kaluar ne Gjermani si me te mirin e karrieres se tij. Fillimisht Abrashi vlereson ambientin qe ka gjetur ne skuader duke u shprehur, “Ky klub eshte si nje familje, atmosfera dhe profesionalizmi ketu me impresionuan, une dua te bej progres dhe mendoj se kjo eshte e mundur edhe pse jam 25 vjec”.

Freiburgu eshte ne vendin e dyte te klasifikimit dhe bashke me Leipzig kryesues jane kandidatet kryesore per tu ngjitur ne Bundesliga por Abrashi predikon kujdes pasi ne Kategorine e Dyte sic shprehet ai mund te humbasesh ne cdo takim, edhe nese perballesh me ekipin e fundit te klasifikimit. Gjithsesi Abrashi qe ka nje kontrate deri ne vitin 2018 me Freiburg te cilin synon ta respektoje nuk e fsheh entuziazmin e tij per ngjitjen ne Bundesligen e pare ndersa shprehet, “Qe i vogel kam qene nje tifoz i Bayern Munchen, tani qe se shpejti mund te jemi rivale ne nje kampionat, po pres me padurim te luaj perballe Bayern.”