Adnan Januzaj vendos per te ardhmen

Lidhur me artikullin:

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, ka pohuar se do te mbetet te Manchester Unitedi edhe per sezonin e ardhshem, duke shtuar se do te luftoje per nje vend ne ekipin e Louis van Gaalit.

Januzaj nuk ka gjetur vend ne ekip gjate ketij sezoni dhe ishte raportuar se mesfushori shqiptar mund te largohet nga Unitedi ne forme huazimi, por eshte vet lojtari qe ka mohuar largimin nga klubi.

“Natyrisht se une dua te luaj me shume me ekipin e pare sa me shume ndeshje. Nuk kam luajtur shume ndeshje kete sezon”, ka thene Januzaj.

“Ishte nje sezon i veshtire, por kam shume vite perpara. Jam 20-vjeçar dhe kete fakt e harrojne njerezit. Une gjithmone punoj shume dhe tentoj ta permiresoj veten”, ka shtuar ai.

“Nganjehere duhet te keni durim, por kur ju jepet rasti ju duhet te punoni shume. Jam duke punuar edhe ne palester dhe te jem me i forte”.

Burimi: Koha.net