Aeroporti i Rinasit i shitet 90 milione USD kompanise kineze

Koncesioni i Rinasit i eshte shitur per rreth 90 mln dollare kompanise kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Burime jozyrtare konfirmojne per Top Channel se eshte firmosur shitja e aeroportit mes kompanise kineze dhe koncesionarit TIA.

“Everbright Global Airport and Investment Fund” eshte pjese e kompanise “China Everbright”, e mbeshtetur nga shteti kinez dhe e specializuar ne menaxhim asetesh me nje portofol te gjere investimesh. Kompania ka ngritur nje fond te fokusuar ne investime ne sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukture europiane.

Ne nje interviste per “Hong Kong Economic Journal”, drejtori ekzekutiv i “China Everbright” pat deklaruar se objektiv i kompanise eshte te zhvilloje ne to pjesen logjistike te transportit ajror te mallrave.

Ndersa vetё drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez, kur pranoi interesimin kinez tha se, shitja synon zhvillimin e metejshem te infrastruktures se aeroportit.

Megjithate, zyrtarisht TIA thote se negociatat vazhdojne dhe kalojne ne disa faza. Ne rast se permbyllen me sukses te gjitha keto faza, lajmi do te behet i ditur publikisht pas ketij momenti.

“Detaje te metejshme preferojme qe te mos jepen, ne respekt te ketyre negociatave dhe sidomos informacionit te sakte qe TIA çmon se opinioni publik duhet te kete”, thote e kontaktuar nga Top Channel, drejtorja e Komunikimit e aeroportit, Arlinda Çausholli.

/Top-Channel