Afrim Krasniqi: Zgjedhje reale konkuruese apo votime proceduriale?

 

Zgjedhje reale konkuruese apo votime proceduriale?

ISP paraqet trajektoren e subjekteve zgjedhore dhe votimeve formale në 100 vjet. Në 1920 -1923 kishim parti dhe opozitë, midis 1924-1945 nuk patëm parti dhe as opozitë, nga 1945-1990 kishim vetëm një parti pa opozitë, me 1991 ishin 11 parti por vetëm 4 opozitare dhe kështu me radhë,  deri në 2013 me 43 parti opozitare në totalin e 66 subjekteve zgjedhore.

Në 2017? Kthim pas, pas në kohë, në standarde dhe në sjellje politike e logjike institucionale. Janë 15 subjekte, por vetëm 2 janë te përcaktuara opozitare. Fatet dhe axhendat e dy-tre individëve u imponuan si fate e axhendë për shtetin e shoqërinë. Kështu ka qenë, kështu është dhe kam frikë, se me këtë brum që po gatuajmë, kështu do të jemi.

Pa komente të tjera, përfundimi është i trishtë dhe i qartë: demokracinë e ëndërruam, e kërkuam, por as e kuptuam, as e mësuam dhe natyrisht as e zbatuam. Të tjerat janë emra dhe statistika kalimtare!

Burimi: facebook.com/AfrimKrasniqi