Agjentet e futbollit. Miliardat qe kane fituar ne 4 vitet e fundit

Lidhur me artikullin:

Pesha e agjenteve te futbollisteve ne tregun nderkombetar eshte rritur ndjeshem dhe per kete nuk ka asnje dyshim sepse shifrat flasin qarte. Tashme ata jane bere pjese integrale e futbollit dhe nje realitet i pamohueshem nga askush. Influenca ne rritje e disa prej emrave me te lakuar te kesaj fushe eshte bere shkak qe shpesh here mes tyre dhe klubeve te rendesishme kontinetale te regjistrohen edhe perplasje te ashpra. FIFA publikon nje studim serioz te “Trasfer Matching System”, kompani qe monitoron transferimet e lojtareve. Sipas raportit, ne 4 vitet e fundit, agjentet kane prekur kufirin maksimal te fitimeve, rreth 1 miliarde Euro dhe kjo vetem fale punes se tyre si ndermjetes. Shifra te çmendura por gjithmone ne rritje pasi 2016-ta ishte per ta nje vit i arte. Vetem gjate 11 muajve te fundit, fitimet e tyre jane rritur me 34 % krahasuar me nje vit me pare. eshte Europa qe kontrollon pjesen me te madhe te parave pasi plot 98 % e te ardhurave per agjentet jane siguruar pikerisht ne kontinentin e vjeter.

Studimi nis qe prej vitit 2013 kur u shpenzuan 218 milione vetem per agjentet dhe me pas rritja ka qene progresive me kulmin ne vitin 2016 kur jane shpenzuar 368 milione Euro vetem per komisionet e agjenteve. Te dhenat tregojne se klubet qe po pasurojne me shume agjentet jane ato angleze dhe italiane me 58 % te te ardhurave, ndersa me pas por me nje diference te madhe ndjekin Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Franca. Ata qe arketrojne me shume jane padyshim agjentet yje te kesaj fushe dhe ne Europe numerohen me shumice, ndersa gjate 4 viteve te fundit, operacionet e ndermjetesimit jane saktesisht 10.875. Ne jo pak raste, i njejti agjent ka perfaqesuar disa lojtare. Nje biznes i vertete per njerezit jashte fushe se blerte por qe ne futbll po behen perhere e me te fuqishem fale vendimeve qe marrin.