Agjenti i Ergys Kace: “Vlera e mesfushorit eshte 5 milione euro”

Lidhur me artikullin:

Interesimi i Inter per Ergys Kace eshte i vertete. Dicka e tille u konfirmua per mediat greke nga menaxheri i mesfushorit shqiptar Zacharis Bougiouklis. Lajmi i publikuar nga faqja Sport24.gr qarkulloi me shpejtesi ne mediat italiane dhe me konkretisht tek ato qe i qendrojne prane aktualitetit zikalter.

Ditet e fundit eshte folur setepermi per nje kalim te mundshem te Kace te Inter veren e ardhshme por per momentin pavarisht zerave qe qarkullojne nuk eshte arritur asnje akord mes paleve. Agjenti i Kaces ne intervisten e tij per Sport24.gr nenvizoi se pavarsisht interesimit te Inter, per momentin 22-vjecari eshte i perqenruar vetem te Paoku i Selanikut pasi deshiron te rifitoje vendin e titullarit te skuadra greke ne menyre qe te kete te sigurte vendin e tij ne kombetaren shqiptare per Euro 2016.

Bougiouklis me tej shtoi se kontrata e Kace me Paok skadon ne vitin 2017-te dhe lojtari ka nje klauzole largimi qe kap shifren e 5 milione Eurove. Drejtuesit e Inter nga ana tyre nderkohe nuk kerkojne te shpenzojne me shume se 3 milione Euro per kartonin e 22-vjecarit shqiptar.