Agostinelli: “Derbi eshte gjithcka. Luajme per ta fituar”

Lidhur me artikullin:

Derbi eshte ndeshja me e rendesishme e sezonit, e cilesuar nga tifozet si sfida e jetes. Partizani – Tirana shihet si e tille edhe nga trajneri i te kuqve Andrea Agostinelli, qe shume shpejt ka hyre ne perjetimin emocional te nje sfide te tille. 59 vjecari kerkon te harroje rezultatin e javes se shkuar duke mare pergjegjesite perpara nje sfide shume te rendesishme.

“Se pari dua te them se jemi perpara ndeshjes me te rendesishme te sezonit. eshte hipokrizi po te themi qe derbi vlen vetem 3 pike. Kjo eshte nje ndeshje qe duhet fituar per njerezit tane, lojtaret, drejtuesit dhe tifozet. Do te synojme suksesin ne derbi. Partizani ka humbur 4 pike dhe jo te gjitha per fajin tone. Ndeshja e fundit duhet harruar por 3 barazime dhe 2 fitore tregojne se dicka na mungon. Jemi ne gare me Skenderbeun, e pranoj qe kemi bere hapa fals dhe jemi disi prapa.”

Nje ndeshje derbi shpeshhere konsiderohet si sfida per te mos u humbur, pasi deshtimi sjell me vete dhe pasoja. Agostinelli qe mori drejtimin e Partizanit ne mesin e sezonit, eshte i vetedijshem qe derbi eshte sfida e gjykimit.

“Te gjitha skuadrat jane ne presion, ne aspektin psikologjik nje ndeshje derbi nuk ka nevoje te pregatitet nga trajneret. Derbi eshte gjykues per te gjithe. Kush e fiton eshte ne qiell, kush e humbet eshte ne gjyq. Une po e pregatis derbin me pergjegjesi te madhe gjate javes, ndersa ne ndeshje gjithcka ndahet me lojtaret, pasi jane ata qe interpretojne ne fushe.”

Pregatitja e mire e derbit konsiston edhe ne maredheniet e mira brenda klubit. Se fundmi Agostinelli eshte pare te drekoje me ish trajnerin Sulejman Starova, ndersa ne stervitje te diskutoje me sulmuesin Fazlliu.

“Me Staroven kemi nje maredhnie te mire sepse ai eshte keshilltar i presidentit dhe une nuk kam patur probleme me te. Eshte njeri inteligjent dhe nuk e kuptoj perse ne nuk duhet te ulemi bashke dhe te konsumojme qofte edhe nje pice? Ai eshte nje personazh ne Shqiperi ndersa une ne Itali. Persa i perket Fazlliut i kam thene qe ndoshta kam gabuar me te por trajneri punon per Partizanin dhe jo per nje lojtar te vetem. Nese Fazlliu do te luante minutat qe pretendon do te ishte dikush tjeter qe do te me kerkonte llogari.”

Ne fund Agostinelli ka pranuar se goli mbetet nje problem per Partizanin, teksa shpreson qe tek realizimet te shkojne edhe mesfushoret dhe mbrojtesit.