Agostinelli: “Partizani e fiton titullin ne Korce”

Lidhur me artikullin:

Andrea Agostinelli ka folur per “Radio Sei”, ku vijon te jete opinionist sportiv. Permes telefonit, trajneri i Partizanit, mes te tjerash, ka analizuar edhe supersfiden e javes se 26-te te Superiores, ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj kryesuesve te Skenderbeut. Nje rezultat qe nuk i ka kenaqur te kuqte, sepse mbeten 4 pike larg vendit te pare, nderkohe qe edhe nje jave ka mbetur nga fillimi i fazes se katert dhe te fundit te kampionatit. Pavaresisht ketij “hendeku” me Skenderbeun, Agostineli eshte shprehur shume optimist per fitimin e titullit, gje per te cilen rrefen edhe planin:

“Rikuperojme nje pike nga Skenderbeu. E mundim ne Korçe dhe dalim kampione nga ndeshjet direkte…”

I pyetur nga radio laciale “Radio Sei”, trajneri i Partizanit foli edhe mbi ndeshjen e fundit me Skenderbeun:

“Nje barazim i befte. Ne 90 minuta kundershtari nuk na rrezikoi. Duhej te vinte nje goditje denimi anesore, qe te shenonin e te barazonin. Gjithçka erdhi pas nje loje te dominuar per 90 minuta. E kishim gati “qershine mbi torte”, sepse 15 minuta para finishit te lojes patem nje penallti ne favor. Nuk ke se ç’te thuash me shume. Ndeshje e superdominuar! Madje, edhe tifozet na pershendeten ne menyre te zjarrte ne perfundim te ndeshjes, per ate qe beme ne fushe per 90 minuta…”

Per faullin, nga i cili erdhi goli i ekipit kundershtar, Agostinelli thote: “Ishte faull inekzistent. Kete e provuan qarte dhe moviolat ne TV, pas ndeshjes. Por, sido qe te ishte, mund te pesosh gol edhe ne minuten e 95-te, ta zeme edhe nga nje korne. E kishim nje “match-point” ne dore. Penalltine e humbi nje nder me te miret ne ndeshje, madje ai kishte shenuar edhe golin e avantazhit.”

Per shpresat e kampionatit, Agostinelli shprehet mjaft optimist, se Partizani mund t’ia dale, sigurisht duke zbuluar planin e tij:

“E kam nje plan. Mungojne ende edhe 10 ndeshje per t’u luajtuar, perfshi ketu sfiden direkte me rivalin per titull, ne fushen e tij. Nese ne rikuperojme te pakten nje pike perpara ndeshjes me ta, shkojme -3 pike ne perplasjen direkte, ne Korçe. Fitojme 3 pike ne fushen e tyre. Barazohemi me pike dhe vendosin ndeshjet direkte me ta. Ne kete menyre ne jemi kampione…”

Agostinelli e mbyll biseden duke thene se marrshimi i Partizanit te tij eshte shume pozitiv:

“Natyrisht, te gjitha ndeshjet eshte e pamundur t’i fitosh, por ecuria eshte shume poztive. Ne 8 ndeshje kemi marre 4 barazime dhe 4 fitore, pa asnje humbje. Vetem 3 gola te pesuar. Dy barazime jane arritur kur ne ishim ne fitore deri ne minuten e 90-te. I kemi marre nga goditjet e denimit.”