Ahmetaj: Rritja ekonomike per 2016, 3.4 perqind

Kompanite e tregtimit te gazit me shumice do te jene pergjegjese per sigurine e bombolave, qe nga mbushja e deri te shitja te konsumatoret.

Ne nje takim qe pati me shoqerite me te medha te gazit ne vend ministri i Energjise, Damian Gjiknuri, tha se tregtimi i gazit do te behet vetem ne stacione te kontrolluara dhe do te ndalohet mbushja ne pikat e karburantit.

“Ato bombola qe mbushni deri te shitja te konsumatori do te behet nen mbikeqyrjen tuaj. Do te thote qe nuk ka me mbushje neper pika karburanti dhe kjo nuk duhet te lejojet. Kemi mundesuar dhe tregtimi te behet afer pikave te karburantit, por jo me mbushje ne pika karburanti. Pra aty do te jete stacioni ku do te shiten bombolat”, deklaroi Gjiknuri.

Ministri i Energjise tha kuadri ligjor eshte plotesuar. Ai shtoi se çdo bombol duhet te çertifikohet periodikisht.

“Bombola duhet te mbaje shenimin dhe markimin perkates, ngjyren e deklaruar prej Sh.A., marken tregtare, simbolin e flakes se ndezur dhe duhet te jene te certifikuara. Nuk mund te kete me bombola si sot, ku nje pjese jane per skrap”, u shpreh ministri i Energjitikes.

Gjiknuri paralajmeroi po ashtu ashpersim te penaliteve per shitjen e gazit jashte rregullave teknike.

/Top-Channel