AKIP kundershton projektligjin per importin e plehrave ne Shqiperi

Lidhur me artikullin:

Aleanca kunder Importit te Plehrave (AKIP) ka kundershtuar projektligjin e propozuar nga tre deputete te PS-se per lejimin e importit te plehrave.

AKIP u shpreh sot se nese Kuvendi nuk ndalon menjehere shqyrtimin e propozimit per lejimin e importit te plehrave ata do te rinisin protestat dhe do te fillojne mbledhjen e firmave per te thirrur nje referendum per ndalimin e importit te plehrave. Organizata ka nisur, gjithashtu, nje peticion online kunder projektligjit qe eshte depozituar ne Kuvend.

Permes nje deklarate publike perfaqesues te AKIP-it jane shprehur se projektligji aktual nuk ndryshon aspak nga ligji i miratuar nga qeveria Berisha. Sipas tyre miratimi i tij do ta ktheje Shqiperine ne nje kosh plehrash te Europes.

Ne vitin 2012, AKIP mblodhi rreth 64 mije firma per mbajtjen e referendumit kunder importit te mbetjeve, pasi Qeveria Berisha lishte miratuar nje ligj qe lejonte importin e tyre.

Firmat u dorezuan ne KQZ ne mars 2012 dhe ne qershor KQZ deklaroi se te pakten 50 mije firma nga ato te paraqiturat ishin te vlefshme—50 mije firma eshte numri minimal i qytetareve per te kerkuar nje referendum.

Ne mars te vitit 2013, Gjykata Kushtetuese u shpreh pro mbajtjes se referendumit.

Referendumi ishte planifikuar per t’u mbajtur pas zgjedhjeve te peergjithshme, por ai nuk u zhvillua sepse ne qershor te vitit 2013 ne pushtet erdhi Partia Socialiste e cila shfuqizoi nenet e ligjit per importin e plehrave, duke e bere referendumin te pa nevojshem.

Tre vjet me vone Partia Socialiste po kerkon, praktikisht, rimiratimin e ligjit qe shfuqizoi.