Aksioni nga Bashkia e Tiranes per mbylljen e pusetave

Pas identifikimit te rreth 4 mije pusetave te munguara ne kryeqytet, Bashkia e Tiranes ka nisur nga puna per zevendesimin e tyre, duke filluar nga rruget prane institucioneve arsimore, e duke vijuar me rruget kryesore te qytetit.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, vizitoi Ndermarrjen Publike nr. 2, ku inspektoi pergatitjet per zevendesimin e pusetave te munguara, si dhe paralajmeroi se te gjitha fonderite, te cilat pranojne pusetat e vjedhura, qe jane prone e qytetareve te Tiranes, do te ndiqen penalisht dhe do t’u hiqet licenca.

“Qytetaret duhet te kuptojne se pusetat kushtojne dhe paguhen me taksat e qytetareve. Kjo do te thote se, nese dikush vjedh nje pusete, eshte duke vjedhur nje prone publike te qytetareve. Prandaj, jo vetem do te gjobitet, jo vetem qe do te ndiqet penalisht, por do t’u biem pas edhe fonderive qe marrin pjeset e pusetave”, tha Veliaj.

Nderkaq, Veliaj tha se Bashkia e Tiranes ka nisur perdorimin e nje materiali te ri per prodhimin e pusetave, ne menyre qe te mos jete i riciklueshem dhe per pasoje te mos bjere pre e vjedhesve per t’u shitur. Drejtoria e Ndermarrjes Publike nr. 2 te Bashkise se Tiranes ka nisur vendosjen e pusetave dhe zgarave ne te dy krahet e Bulevardit “Deshmoret e Kombit”. Aksioni do vijoje ne te gjithe qytetin.

 

/Top-Channel/