Alec Guinness

Aktore dhe regjisore te cilet kane fituar Oscar por nuk kane qene te pranishem ne ceremoni (Foto)

Me 28 Shkurt do te zhvillohet ceremonia e ndarjeve te cmimeve Oscar. Evenimenti me i madh dhe me i vleresuar per filmat. Si cdo vit do te zhvillohet nje ceremoni madheshtore ku do te jene te pranishem yjet e kinematografise boterore.

Te gjithe do te donin te ishin te pranishem ne sallen ku do te zhvillohet kjo ceremoni por ka dhe nga ata qe edhe pse kane qene te ftuar dhe kandidate per te fituar nuk kane qene te pranishem ne salle.

Jane aktore si Robert De Niro, Marlon Brando, Laurence Olivier, Sophia Loren, Goldie Hawn dhe shume te tjere qe kane fituar por per arsye te ndryshme nuk kane qene te pranishem per te terhequr statujen e famshme.

Aktori Marlon Brando nuk e ka pranuar cmimin Oscar si aktori me i mire ne filmin Kumbari dhe ne vend te tij per te terhequr statujen eshte paraqitur Sacheen Littlefeather e cila gjate fjales pershendetese ka mbrojtur te drejtat per Indianet e Amerikes.

Katharine Hepburn qe ka fituar 4 cmime Oscar dhe ka qene 12 here kandidate, qe eshte nje rekord i pathyer, nuk ka qene asnjehere e pranishme dhe nuk ka marre asnje statuje. “Nese keto cmime i meriton dikush, atehere e meritojne ata qe me kane votuar”.

Regjisori Roman Polanski ka fituar Oscar si regjisori me i mire me filmin Pianisti por per shkak te akuzave per perdhunim ne AMerike ai nuk ka qene i pranishem.

Ju sjellim 30 aktore dhe regjisore qe nuk kane qene te pranishem ne ndarjen e cmimeve.