AKU: “Te terhiqen urgjentisht nga tregu cokollatat Mars dhe Snickers”

Pas njoftimit nderkombetar per heqjen nga tregu te çokollatave Mars dhe Snickers se brenda tyre ishin gjetur copa plastike. Shqiperia perfshihet ne listen e me shume se 50 shteteve, qe duhet te terheqe nga tregu keto çokollata.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka bere thirrje qe te hiqen nga tregu çokollatat Snickers, Mars dhe Milky Way qe kane date skadence qershor 2016-janar 2017.

Sipas AKU-se, keto çokollata duhet te nxirren nga supermarketet brenda 24 oresh, pasi vete kompania amerikane ka bere thirrje qe te mos konsumohen dhe se do t’i terheqe nga tregu.

Keshtu, Autoritetit Kombetar i Ushqimit u ka bere thirrje te gjithe shitesve qe te mos lejojne qytetaret te blejne keto çokollata dhe mos t’i nxjerrin ne shitje, pasi paraqesin rrezikshmeri per shendetin.