Akujt e Arktikut “po rinohen”
Qendra Kombetare e Informacionit per Boren dhe Akullin e SHBA (The National Snow and Ice Data Center,NSIDC) konfirmoi te dhenat e kolegeve japoneze mbi ate, se siperfaqja e akullit detar ne Arktik ne gusht ra ne nivelin me te ulet ne gjithe periudhen e vrojtimeve satelitore – deri ne 4.1 milione kilometra katrore.
 
Kjo eshte 70.000 kilometra katrore me pak se minimumi i meparshem rekord i regjistruar me 18 shtator te vitit 2007. Aty nga viti 2040 kesula e akullt e Tokes mund te shkrije plotesisht, parashikojne ekspertet e huaj. Shkencetaret ruse nuk pajtohen me parashikimet e tyre pesimiste.
 
Specialiste nga vende te ndryshme monitorojne me kujdes shume te madh gjendjen e akujve te Arktikut. Qe nga viti 1979 ata shfrytezojne imazhet satelitore, megjithate, perdorin gjate kesaj metoda te ndryshme te vleresimit te siperfaqes se akullit. Shkencetaret e Shen Petersburgut nga Instituti Kerkimoro-Shkencor i Arktikut dhe Antarktikut te “Ros’hidromet” (Sherbimi Federal rus per Hidrometeorologjine dhe Monitorimin e mjedisit) mbeshteten, nder te tjera, edhe ne pervojen jashtezakonisht te pasur te hulumtimeve ne terren, gje te cilen nuk e kane koleget e tyre te huaj.
 
Provat e grumbulluara flasin mbi “perteritjen, rinimin” e akujve te Arktikut dhe karakterin e tyre sezonal, por kurrsesi jo per zhdukjen, tregoi per Radiokompanine “Zeri i Rusise” Doktori i Shkencave Gjeografike Genrih Aleksejev.
 
“I gjithe problemi konsiston ne faktin se akujt shkrijne ne vere, kurse ne dimer ato ri-formohen serish. Dhe praktikisht zona dimerore, e mbuluar nga akulli, ndryshon fare pak – ajo reduktohet shume ngadale. Akulli i dimrit riperterihet, nderkohe qe riformohet kryesisht akulli i ri, i cili vjen ne rritje dhe deri vitin e ardhshem behet njevjecar, duke arritur nje trashesi prej 1 meter e me shume”.
 
Pervec kesaj, shpjegon me tej Genrih Aleksejev, terheqja, sprapsja verore e akujve qe verehet ne detet e Arktikut ndodh ne menyre jo te njejte. Detet e rendesishme per Rusine, neper te cilet kalojne itineraret e Rruges Veriore Detare, kete vit jane mbuluar nga akujt madje dhe me shume se zakonisht. Dhe ne qofte se ne Detin Barenc evidentohet minimumi i shtreses mbuluese te akullit, ne detet Kara, Laptev, ate Siberian Lindor dhe Cukotsk vellimi i akullit e tejkalon nivelin e vitit 2007. Kushtet e kesaj vere te ngrohte ne Arktik mund te konsiderohen anomale, por Rruga Veriore Detare nuk u clirua plotesisht megjithate nga akulli dhe ne te ardhmen akullthyeset do te hyjne akoma ne pune, ve ne dukje shkencetari.
 
“Sipas parashikimeve, te cilat jane tani ne dispozicion si rezultat i kalkulimeve mbi modelet globale, deri ne fund te shekullit akujt gjate periudhes se veres mund te zhduken pothuajse teresisht, por ne dimer do te vazhdojne te riperterihen duke mbuluar gati te njejtat siperfaqe’.
Shkrirja ekstreme e akujve gjate veres se vitit 2012, ka shume te ngjare, te jete nje dhenie lamtumire periudhes se ngrohjes. Sepse akulli eshte nje produkt i klimes. Dhe nese do te krahasojme kurbat e temperatures se ajrit dhe shkrirjes se akujve, atehere do te shikojme se ato perkojne, permbledh Genrih Aleksejev. (Zeri i Rusise)