Akullnajat ne malet Atlai se shpejti do te mbulohen nga pyjet
Ne vend te akullnajave ne malet e Alltaj (Altai) se shpejti do te duken pyje, mendojne shkencetaret. Per shkak te ndryshimeve klimatike masivet akullnajore atje po reduktohen ne menyre te ndjeshme. Gjate 40 viteve te fundit kane shkrire 77 akullnaja. Kjo tendence, mendojne specialistet e Universitetit Shteteror te Alltait, do te ruhet gjate 10 viteve te ardhshme.
 
Akullnajat e Alltaj filluan te shkrijne ne mes te shekullit XIX dhe gjate kesaj kohe jane terhequr me 1.5 ose 2 kilometra. Ne vit zhduken rreth 10-15 metra akull, tregoi per “Zerin e Rusise” docenti i Fakultetit te Gjeografise te Universitetit Shteteror te Alltait Oleg Ostanin:
“Kjo tendence perfshin luginat dhe akullnajat me te medha. Kohet e fundit akullnajat po fillojne te shkrijne me shpejtesi shume te madhe. Per shembull, ne vitin 2008 akullnaja Sofia ka shkrire me shpejtesi 40 metra ne vit. Ky eshte nje tregues mjaft i larte”.
 
Sipas mendimit te shkencetareve, arsyeja e terheqjes se akullnajave qendron ne ngrohjen globale te klimes. Temperatura mesatare ne Alltaj eshte rritur per 100 vjet me 1.5 grade. Nderkohe vihet re rritja e dinamikes se ketij procesi. Sipas parashikimeve, gjate 10 viteve te ardhshme terheqja e akullnajave do te vazhdoje madje me shpejtesi me te madhe se tani. Me çfare pasojash eshte e mbarsur shkrirja e akullnajave? Ne radhe te pare kjo do te ndikoje ne gjendjen e lumenjve, shpjegon Oleg Ostanin:
 
-“Kjo mund te ushtroje ndikim ne zhvillimin e bujqesise, sepse tokat bujqesore jane te lidhura me arteriet ujore. Ndersa akullnajat jane burimi kryesor ujor per rajonin ne fjale. Nje pjese te madhe te burimeve ujore e sigurojne shtresat e debores, uji i perftuar nga shkrirja e akullit, reshjet, por baze e furnizimit te lumenjve me uje, sidomos atyre malore, jane megjithate akullnajat”.
 
Te dhenat e klimatologeve deshmojne se ne Toke ne menyre te pandalshme po vazhdon ngrohja e klimes gjate 150 viteve te fundit. Ndersa para kesaj eshte vene re, perkundrazi, ftohja. “Luhatje” te tilla klimatike, theksojne shkencetaret, jane krejtesisht normale per natyren. Per shembull, nga shekulli VII deri ne shekullin XII ka patur nje ngrohje madje edhe me te fuqishme se tani. Megjithate ne kushtet aktuale ne luhatjet e natyrshme te temperatures luan rol te ndjeshem edhe faktori njeri – ndikimi antropogjenik i qyteterimit modern. Dhe prandaj shkenca vezhgon me vemendje te madhe shpejtesine e shkrirjes se akullnajave. Ky proces ka jo vetem minuset por edhe pluset e veta, thote Oleg Ostanin:
 
Pas terheqjes se akullnajave kufiri i siperm i pyjeve po fillon te ndryshoje gjithashtu. Masivet pyjore ndjekin gradualisht akullnajat. Rrjedhimisht, vellimi i masiveve pyjore do te rritet. Ndersa shtimin e pyjeve do ta pasojne edhe peisazhe te tjera.
 
Si do te shkoje ky proces, shkencetaret nuk jane te gatshem ta parashikojne. Megjithate, dukuri te tilla eshte e domosdoshme te monitorohen vazhdimisht, shprehen me bindje ata. Sepse dihet qe ne boten e gjalle çdo gje shkon ne nderlidhuri: ndryshimi i nje faktori ne menye te pashmangshme do te ndikoje ne gjithe te tjeret. (B.L/Zeri i Rusise)