Akuzuesit e Ilir Metes. Neser fillon gjyqi ndaj Doshit dhe Frrokut

Lidhur me artikullin:

Çeshtja “Doshi” ” rikthehet ne Gjykaten e Larte. Deputeti i Shkodres Tom Doshi, ish-­miku i tij, deputeti i dorehequr kristiandemokrat Mark Frroku dhe Durim Bami, do te ulen mesditen e se martes ne banken e te akuzuarve ne Gjykaten e Larte. Ndaj te treve, Prokuroria e Pergjithshme ka ngritur akuzen e “kallezimit te rreme”, lidhur me denoncimin qe beri Tom Doshi per nje skenar per vrasjen e tij dhe deputetit Mhill Fufi. Gjithçka nisi nga nje video ku Durim Bami, nje personazh fort i njohur per drejtesine shqiptare, shfaqej duke rrefyer nje skenar per vrasjen e Doshit dhe Fufit.

Ne video ai i rrefente Doshit se ishte paguar ne shumen e 500 mije eurove per ta vrare. Bami fliste me emra konkrete urdheruesish e ndermjetesish, ndersa theksonte se nuk e kishte vene ne jete planin, pasi ishte penduar. Prokuroria e Krimeve te Renda nisi menjehere hetimet. Ne pranga perfundoi Durim Bami. Ne kohe rekord, u thirren per te deshmuar kryeministri i vendit Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ky i fundit i akuzuar nga Doshi si urdherues i skenarit te krimit, ministri i Brendshem Saimir Tahiri, e mjaft politikane te tjere si dhe emra te njohur te botes se biznesit. Ndonese Doshi kembengulte per skenarin dhe kerkoi nga prokuroria marrjen e disa provave, ne fakt, te gjitha kerkesat e tij u refuzuan. Nga Krimet e Renda, çeshtja “Doshi” kaloi per kompetence ne Prokurorine e Pergjithshme. Nuk vonoi shume dhe Prokurori i Pergjithshem kerkoi autorizim per arrestim per deputetet Doshi e Frroku.

Te dy u vune ne pranga dhe u derguan me pas me vendim te Gjykates se Larte ne arrest shtepie. Deputeti i Shkodres Doshi do te dilte ne liri pas nje muaji. Ndersa, Mark Frroku do te dergohej ne qeli, pasi ndaj tij u caktua nje mase sigurie “arrest me burg”, per akuzen e vrasjes ne Belgjike ne dem te Aleksander Kurtit. Ne kohen kur dy deputetet perballeshin me drejtesine duke kembengulur per liri, Prokuroria e Pergjithshme dorezoi ne gjykaten supreme dosjen penale ndaj tyre. Ne dosjen e prokurorise thuhet se kembengul se videoja, ku flitej per nje skenar per vrasjen e Tom Doshit, eshte nje prove e fabrikuar nga te pandehurit, me qellim fillimin e paligjshem te ndjekjes penale ndaj kreut te Kuvendit, Ilir Meta. Ne perfundim te hetimeve, prokuroria ka dale ne konkluzionin se motivi i krijimit te proves (videos) qe u pasua me akuzat e forta qe hodhi Tom Doshi se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur vrasjen e tij, jane politike.

U deshen disa muaj qe Kolegji Penal me relator Ardian Nunin te caktonte daten e gjykimit. Keshtu, me 15 dhjetor 2015, ora 13:00, nis seanca e pare gjyqesore, qe me gjase do te sjelle surpriza. Nderkohe qe Doshi do te tentoje me çdo kusht te vertetoje akuzat e tij, ish­miku i tij, Mark Frroku, me telashe te forta tashme me drejtesine, pasi akuzohet zyrtarisht edhe per vrasje, ka gjase te kerkoje te gjykohet veçmas. Ne seancen e se martes do behen publike strategjite e tre te pandehurve, pasi secili e ka nje te tille. Me e mundshmja eshte qe Frroku dhe Durim Bami te kerkojne shpalljen e moskompetences nga Gjykata e Larte dhe gjykimin e çeshtjes se tyre nga Gjykata e Tiranes.

Nese ndodh kjo, atehere ne Gjykaten e Larte ngelet per t’u gjykuar i vetem deputeti Tom Doshi, qe do te tentoje serish te sjelle para drejtesise kupolen drejtuese te shtetit shqiptar, ashtu sikurse beri dhjete muaj me pare.