Alan Shearer: “Futbolli anglez eshte bere per te qeshur dhe tallur”

Lidhur me artikullin:

Ish-futbollisti i njohur anglez, Alan Shearer, golashenuesi me i mire ne Premier League, ka thene se Anglia u be “gazi i futbollit boteror”, duke iu referuar shkarkimit te trajnerit te “Tre Luaneve”, Sam Allardyce, i cili u rrezua mbreme, pas 67 ditesh ne detyre.

“Une jam i zemeruar, i trishtuar dhe i tronditur nga ajo qe ka ndodhur me nje person, i cili kishte thene se te qenurit trajner i kombetares ishte puna e tij enderr, – tha Shearer per “BBC Radio 5 live”. – Gjykimi i Sam dhe keshilltareve te tij eshte diçka e mahnitshme dhe katastrofike, ne te njejten kohe. Jam i zemeruar per te gjithe kete,” – vazhdoi ish-lojtari i Anglise, autori i 30 golave ne 63 ndeshje me kombetaren e tij.

Allardyce, 61 vjeç, i cili u quajt “qiramarres” i stolit te kombetares angleze vetem per 67 dite, u shkarkua te marten, pasi u perfshi ne nje korrupsion transferimesh. Gazeta britanike “The Telegraph” publikoi nje video te regjistruar me nje kamera te fshehte, ku trajneri sugjeron, nder te tjera, si te anashkalohen ligjet e merkatos. Ne kete video, Allardyce shfaqet duke negociuar nje marreveshje me vlere 400,000 paunde (460,000 euro), per te perfaqesuar nje investitor te forte aziatik. Ne rolin e “pedagogut”, trajneri meson se sit e realizohet ne marreveshje biznesi fiktive, ku sipermarresit do te anashkalonin rregullat mbi pronesine e lojtareve nga palet e treat.

Nje praktike e diskutueshme dhe e ndaluar kjo nga Federata Angleze e Futbollit qe nga viti 2008. Allardyce erdhi pak me shume se dy muaj me pare ne stolin e kombetares se Anglise, si zevendesues i Roy Hodgson. Ky i fundit u largua, pasi Anglia ra ne raundin e dyte te “Euro 2016”, ne perballjen me modestet e Islandes (1-2).

“Une nuk mendoj se Anglia mund te bjere me poshte asaj, qe i ndodhi kesaj vere ne Europianin e Frances. Por, ne po shohim se ka edhe me keq, teksa po na qesh futbollit boteror”, – ka kritikuar Shearer.