“Albanian ICT Awards”, e ftuar ne emisionin “Opinion” ne Klan TV

“Shpikes Made in Albania” ishte tema e diskutimeve ne nje mbremje te pazakonte per nje nder emisionet me te ndjekura nga shqiptaret, Opinion ne televizionin Klan, dedikuar edicionit te katert te Albanian ICT Awards.

Mbremjen e se merkures Opinion foli i gjithi per potencialin e trevave shqipfolese ne sektorin ICT dhe nismen Albanian ICT Awards e cila ne daten e 29 Prill finalizoi nje tjeter edicion te suksesshem mes suprizave dhe emocioneve te shumta.

Prof. Shkёlzen Cakaj fitues i ICT Hulumtuesi i Vitit, Prof. Ilir Çapuni – anetar i jurise se Albanian ICT Awards, Enkelejd Zotaj – pergjegjes per IT ne Raiffeisen Bank, Hadie Hajdini – koordinatore e Albanian ICT Awards, Ardian Alaj – koordinator i Albanian ICT Awards, Florian Piraj – inxhnier prane Formon, Genti Selenica – fitues i ICT Mobiliteti i Vitit dhe Leutrim Berisha – hakeri i bardhe i cili u shperblye me nje mirenjohje nga ICT Awards ishin te ftuarit e Blendi Fevziut ne emisionin e radhes.

Albanian-ICT-Awards-e-ftuar-në-emisionin-Opinion-në-Klan-TV-businessmag

 

Lidhur me ate çfare eshte ICT Awards dhe sesi filloi, emisioni Opinion i referohej si “eventi me i rendesishem ne sektorin e teknologjise se informacionit ne Shqiperi duke nxitur nje ekosistem te shendoshte, i cili ka filluar te prodhoje sukseset e para si investimi ne Gjirafa.com dhe Evis Hoxha e cila u shpall nje prej 20 femrave fituese te burses Google Anita Borg.

Pergjate 60 minutave te Opinion u fol per projektet fituese te edicionit te katert ne shtate kategorite e Albanian ICT Awards, secili prej tyre me suksesin e vet te pakontestueshem. Leutrim Berisha, 22-vjeçari nga Kosova foli per eksperiencen e tij ne zbulimin e dobesive te faqeve te internetit si ajo e Pentagonit dhe krenarine e te qenurit haker i bardhe. Ilir Çapuni dhe Enkelejd Zotaj detajuan projektet fituese te ICT Diploma e Vitit fituar nga Evio Abazi, ICT Femra e Vitit fituar nga Erisa Terolli dhe ICT Ylli ne Ngritje fituar nga Bleart Kepuska, ndersa Genti Selenica foli per eksperiencen e tij me ‘Baboon’ ne cilesine e themeluesit.

Albanian-ICT-Awards-e-ftuar-në-emisionin-Opinion-në-Klan-TV-businessmag

15-35 vjeç ishin moshat e kandidateve te Albanian ICT Awards citoi Hadie Hajdini. Ne mungese te Rron Cenes – fitues i ICT Inovacioni i Vitit, Florian Piraj, inxhinier prane ‘Formon’ tregoi per Fevziun jo vetem suksesin, por avantazhet e printerave 3D.
Ne nje pyetje drejtuar Prof. Shkelzen Cakaj nga Fevziu lidhur me sfiden e te qenurit pjese ne nje konkurs te tille mbizoteruar nga te rinje ai iu pergjigj me fjalet: “Une ndihem i ri akoma!”

Ne fund te emisionit zuri vend nje interviste me bashkethemeluesin e ICT Awards, Kushtrim Shala, i cili foli per rrugetimin e ICT Awards qe nga diskutimet rreth nismes ne 2010-n dhe me pas 2012-a do te vinte per te finalizuar perpjekjet dhe vizionin me edicionin e pare.

/PCWorld Albanian