Albanian ICT Awards ne BONEVET, Gjakove dhe Talent Garden ne Tirane

Jane organizuar plot pese takime ne kuader te konkursit mbarekombetar Albanian ICT Awards qe tashme i ka hyre fazes me intensive te rrugetimit te saj. Dita e premte foli e gjitha per komunitetin ICT ne Shqiperi ku u organizuan dy takime.

I pari ne Universitetin Metropolitan te Tiranes ndersa i dyti i dedikohej kerkimit te ICT Yjeve ne Ngritje prane shkolles se Mesme Profesionale ne Kamez. Diten e djeshme, organizatoret e gares u rikthyen ne Kosove dhe perçuan mesazhin tek studentet e Kolegjit Universuum.

Ndersa sot, ne bashkepunim me Jakova Innovation dhe Komunen e Gjakoves, ICT Awards udhetoi ne drejtim te qytetit mikeprites te Gjakoves. Destinacioni final ishte qendra Bonevet ku zuri vend nje takim informativ.

Pjesemarres ishin te rinjte qe angazhohen ne kete qender ndersa nuk munguan anetare te tjere te shquar te komunitetit vendas te ICT-se.

Ne Talent Garden Tirana gjithashtu u mbajt nje takim i veçante diten e djeshme ku u vendos fuqishem theksi tek kategoria Femra ne Tik, kjo fale pjesemarrjes se nje mysafiri te veçante nga Parisi, Anila Hyka Smørgrav.

Dita e hene do te riktheje perseri entuziasmin e takimeve te Albanian ICT Awards me nje takim me te vertete te veçante me shqiptaret e Maqedonise ne Universitetin e Europes Juglindore.

Gjer atehere ne ju ftojme qe te vizitoni uebfaqen e ICT Awards ku do te gjeni informacionet me te fundit rreth takimeve, te rejave, formave te aplikimit dhe shume te tjera dhe pse te mos jepni kontributin tuaj ne kete nisme. Afati i fundit i aplikimeve ngelet data 31 Mars prandaj nxitoni.