Albanian ICT Awards vizite prane Universitetit te Europes Juglindore ne Tetove te Maqedonise

Tirane, 14 Mars 2016 – Dita e djeshme padyshim ishte nje dite e veçante per ekipin e Albanian ICT Awards ku per here te pare u gjenden perballe nje audience te veçante, pikerisht ne Universitetin e Europes Juglindore ne Tetove te Maqedonise.

Ky i fundit e dergon ne shtate numrin e takimeve organizuar ne kuader te edicionit te katert te Albanian ICT Awards kur kane ngelur vetem pak me shume se dy jave nga mbyllja e aplikimeve.

Hapjen e takimit e beri Visar Shehu, pedagog prane Fakultetit te Shkencave dhe Teknologjive Bashkekohore. Me pas vijoi prezantimi ne detaje vete konkursit dhe formulareve te aplikimit.

Kortezi e ketij takimi ishte edhe vizita ne Parkun Teknologjik pjese e kampusit universitar te SEEU. Kjo qender dhe infrastruktura e saj moderne sherben si inkubator per studente dhe biznese te interesuara. Edmond Etemi koodinator prane kesaj qendre prezantoi ekipin e ICT Awards me me nga afer aktivitetin dhe veprimtarine e kesaj qendre.

Aktualisht kane perfituar disa kompani te vendosura prane kesaj qendre ku Universiteti i Europes Juglindore ofron mbeshtetje permes burimeve njerezore dhe trajnimeve.

Te shtunen, Albanian ICT Awards udhetoi drejt qytetit plot tradite te Gjakoves ku u prit te rinjte plot pasion te Qendres Bonevet. Ambjentet kreative te Talent Garden gjithashtu ishin nje destinacion per te mos u munguar nga organizatoret gares.

Dita e Marte ka rezervuar nje takim tjeter kete here ne Tirane me Universitetin e New York-ut ne ora 18:00. Dita e Merkure sjell ICT Awards perseri ne Prishtine ne Universitetin Amerikan ne Kosove ne ora 17:30 si dhe paralelisht Universitetin EPOKA ne Tirane.

Per informacion me te detajuar ju ftojme te vizitoni uebfaqen Ictawards.org ku mund te gjeni te reja me te fundit dhe te dhenat per aplikimet.

/ICTSmedia/