Aleanca e qelbesirave per parkun

Nga Koloreto Cukali.

Po luftohet rrugice me rrugice, shtepi me shtepi… keto jane fjalet me te cilat hapet Radiostacioni, filmi i vetem qe flet per çlirimin e Tiranes. Sot, e gjejme veten ne te njejten situate. Po luftojme peme per peme, lulishte per lulishte. Ndersa preokupoheshim per shkaterrimin e Parkut Rinia, priten pemet e shtrohet beton ne mes te parkut te Tiranes. Ndersa luftojme per Parkun e liqenit, nje monster betoni po ngrihet perballe Ekonomikut, ne vendin ku dikur ishte park. Ndersa monstra tjeter 17 kateshe po ngrihet poshte te Diga. Jemi ne lufte. Ata qe kane parate kunder atyre qe kane vetem ajrin. Dhe sikur mos mjaftonte fakti qe nje grup protestuesish ka kunder tere mekanizmin e propagandes (jemi strukur te gjithe ne nje sajt te vetem), vjen edhe PD-ja dhe e piraton levizjen.

Pirate, vandale e qelbesira
Eshte e turpshme qe pasi dha leje ndertimi mbi lulishte e deri dhe ne trotuare, z. Basha te ngrihet per te mbrojtur parkun. Protestuesit e tij me autobuse mund t’i dergonte tek monstra qe po ndertohet perballe ekonomikut, mund t’i dergonte edhe tek monstra tjeter te Diga. Por jo, ndertues- shkaterruesit e monstrave jane miq me te dy palet. Projektet, i kane bekuar si partia e Erionit edhe partia e Lulit. Krimi eshte bere ne bashkepunim. Pra, qellimi nuk eshte te mbrohet ajo pak hapesire qe ka mbetur, qellimi eshte te duket sikur po mbrohet. Ndaj eshte hipokrite piratimi nga PD-ja i levizjes per parkun. Ky piratim i beri njerezit qe vertet shqetesohen per ate qe po i ndodh parkut (e nuk jane pak) qe te rrine larg levizjes, duke i bere automatikisht sherbimin me te mire shkaterrimit.
Nga ana tjeter, mediat prane pushtetit- sa shume qe jane bere- u moren me CV-ne e atyre qe ishin ne proteste. Pushteti tentoi te denigroje protesten duke treguar me gisht disa pjesemarres. Por, pushteti nuk ka te drejte morale te tregoje me gisht z. Malltezi, perderisa ka ne gjirin e vet z. Kokedhima. Palet, jane te barabarta ne kete pike. Mediat reciproke jane kujdesur te na ofrojne informacione te gjera per kedo prej tyre. Per çdo njeri qe mund te tregojne me gisht ketej, ai ka te ngjashmin e vet qe mund ta tregoje me gisht andej. Shqiperia nuk eshte vendi i engjejve dhe askujt nuk i hiqet e drejta e protestes, pavaresisht kush eshte. Nese ishte e drejte aleanca e qelbesirave per te hedhur Berishen, atehere eshte e drejte edhe aleanca e qelbesirave per te mbrojtur parkun.
Per te denigruar protesten pushteti gjeti edhe tjeter argument: vandalizmin. Pra, t’i heqesh sharren pemevrasesve, qenka vandalizem. Te mbrosh pemet nga rruspat, qenka krim ndaj prones publike. Por, nese ishte e drejte te prishnim bulevardin e te digjnim makina me 21 janar per te hedhur Berishen, atehere eshte e drejte te prishim dhe rruspat per te mbrojtur parkun. Edhe armet e gardisteve jane prone publike, sikurse ushtaret paguhen nga ne, por, ja qe ato arme pame se mund te vrasin edhe popullin sikurse rruspat e Bashkise vrasin pemet. Ndaj, nuk ka meshire per vrasesit dhe armet e tyre.

Cirku i Bashkise
Ndoshta e keni pare tabelen qe lajmeron per Cirkun Belluci, mbeshtetur nga Bashkia e Tiranes. E pra, cirqe si ai nuk i lejojne ne Europe sepse keqtrajtojne kafshet. Cirqet moderne nuk kane kafshe. Ata qe kane vajtur kane dale te traumatizuar nga rrahja e tigrave. E pra, mbeshtetet nga Bashkia Tirane. E njejta Bashki qe ka premtuar te mbeshtese shoqatat e kafsheve. S’kam dyshim se Bashkia po ben e do beje diçka per te ndihmuar kafshet e rrugeve, por jam i qarte qe Bashkia nuk i do kafshet.
Rasti i Cirkut te Bashkise me le te kuptoj se pari qe Bashkia nuk ka parime, as fryme, as koncepte. Nese i do kafshet, ai cirk nuk do lejohej ne Tirane. Njesoj sikurse po t’i duash femijet, nuk ua pret pemet. Por, Bashkia nuk punon me parime, punon me interesa te momentit, punon me çfaredo gjeje qe ben show.
Gjeja tjeter qe kuptoj eshte se kush punon ne ate Bashki. Aty, nuk punojne profesioniste. Profesionistet nuk e do kishin lejuar kete punen e cirkut qe te ndodhte. Profesionalizmi i Bashkise duket edhe te fakti qe po germon projekte te vjetra e po i aplikon deri dhe gjysmake si projekti i te ashtuquajturit park lodrash qe doli se do aplikohet i pjesshem, pa kafenene. Nuk besoj se aty ka nje urbanist me integritet qe te guxoje e te dale e te mbroje ate qe po i behet Parkut Rinia e Parkut te Liqenit, apo ate qe po behet nen syte e Bashkise te Diga po te Ekonomiku. Vete Bashkia eshte nje cirk. Vetem se tigrat jane projekte prej letre.

Aria- Dormi amore- La situazione non e buona
Jam perpjekur te kuptoj veprimet e Bashkise, qofte dhe duke u perpjekur te mos jem i padrejte apo tendencioz.
Por, me shqetesojne shume dy fakte. Se pari, fshehtesia me te cilen Bashkia po i ben gjerat. Ky projekt nisi pa buje dhe ishte fat qe disa aktiviste pane pemet qe po priteshin ne fshehtesi. Genjyen per numrin e pemve te prera, derisa shiu nxori cungjet e dhjetera pemeve te mbuluara me dhe per te mos u dukur. Akoma nuk kane treguar projektin por nje reel qe nuk te le te kuptosh asgje, as hapesiren e vertete ku do behet betonizimi. Ata qe jane perpjekur ta shtrijne reel-in e Bashkise, kane llogaritur qe hapesira qe do betonizohet nuk do jete 4.000 m2, por mbi 11.000.
Shqetesimi tjeter eshte arroganca. Ndersa ftoi per degjese per Parkun Rinia, ajo vete nuk ka ne plan te degjoje dhe projekti tashme ka marre rruge. Tek Parku i Liqenit, Peme- vrasesi del e me arrogance njofton qe projekti do te vazhdoje. Ne te dyja rastet i jane ofruar alternativa- parkingje ne vende te tjera, pa demtuar parkun Rinia; kurse per tek Liqeni ndertimi me lodra kalamajsh prej druri, e deri tek realizimi i projektit pak me poshte, aty ku jane hapesirat e Gardes. Por, Bashkia nuk ka vesh per te degjuar alternativa, aq sa te krijon pershtypjen qe vendimet nuk i merr me kryetari i Bashkise, por te tjere, qe qendrojne pas. Per Parkun te liqeni i vetmi argument per te mos e zhvendosur diku tjeter ishte se “se do behet vetem aty sepse femijet kane nevoje per hije”. Dhe kete po e ben duke prere pemet qe do bejne hije per kalamajte e duke e shtruar me beton pervelues.
Nderkohe, akuzon protestuesit se jane kunder femijeve. Femijet, edhe talibanet i nxjerrin gjithmone para kur duan te hedhin njerez ne ere.

Arroganca e frikes
Arroganca e Kryetarit te Bashkise, eshte frika e tij. Ai ka frike se mos ata 50 protestues i behen 50,000 ndaj tenton t’i mbaje larg protestave duke percjelle idene se ata do bejne ate qe duan, dhe se nuk pyesin njeri. Per kete sjell si argument ata qe e kane votuar. Por, ata e kane votuar per premtimet qe ka bere, dhe prerja e pemeve nuk figuron si pretim, as shkulja e Pakut Rinia. Pra, Kryetari eshte I PAMANDATUAR per te prere peme aty. Sikurse, eshte i PAMANDATUAR per te shkaterruar Parkun Rinia.
Diçka po pervijohet qarte, nuk eshte dhe aq ky park lodrash, por ajo qe do behet me pas. Ky eshte testi jone, testi juaj. Ky eshte Gezi Parku jone. O ne o ata. O krimi, o ajri i paster.
Arroganca e Bashkise, nuk eshte thjesht fenomeni Veliaj. eshte sindroma e Rilindjes qe mendon se “i di te gjitha”, edhe pse ne vend te profesionisteve kane punesuar tigra te rrahur. Kjo arrogance shoqerohet me delirin perkates.

Deliri
Deliri, i perziere me arrogance, po na shfaqet kudo, ne forma projektesh “artistike” si ajo qe po behet para Galerise, apo dhe “arkitekturore” urbanistike si shkaterrimi i rrugices anash Pallatit te Kongreseve. Ajo pedonale e vogel e lezetshme ku kalojne perdite mijera njerez, po behet rruge makinash. Por, Pallati i Kongreseve eshte i projektuar bashke me rrugicat, pra, nuk eshte vetem ndertesa, eshte nje e tere. Nuk ka arkitekt qe do e lejonte qe t’i shkaterrohen rrugicat anash, sepse cenohet arkitektura e saj, por, ja qe ashtu po behet. Dhe lind pyetja, kush i ka mandatuar kryetaret e Bashkive qe te “transformojne” Tiranen duke prishur “landmarks” te qytetit? Kush u ka thene qe kane leje te shkaterrojne çdo gje, qofte dhe vila 120 vjeçare per te dhene leje ndertimi pallatesh? Kush u ka mbushur mendjen qe mund ta ri-pikturojne Tiranen sipas qejfit te tyre e shijeve te dyshimta duke fshire pa teklif arkitekturen dhe urbanistiken mbi gjysem- apo nje-shekullore te qytetit? Parkun e Liqenit e kane ndertuar vullnetarisht me dhjetera mijera njerez, nder ta edhe im ate, bashke me mijera njerez qe jane akoma gjalle. Kush e ka mandatuar kryetarin Veliaj te fuse rruspat aty pa perfillur ata qe e kane ndertuar e te deklaroje me arrogance se nuk terhiqet? Une jo. As ju. As ata dhjetera njerez qe dalin per kafe te liqeni dhe shohin me kuriozitet pasiv luften e Taninit e disa dhjetera te rinjve qe nuk pranojne t’i hapin rruge arrogances.

Bob Marley- antinjeriu i vitit
Nje mik gazetar, shkruante se anti-njeriu i vitit 2015 ishte “vetedija shoqerore” qe eshte aq e ulet sa nuk na lejon te vetembrohemi nga arroganca e pushtetit.
Per fat te keq, miqte gazetare jane bere pale me pushtetin duke ua mpire vetedijen njerezve. Njesoj si nje pjese e shoqerise tha me 21 janar: “mire ua bene atyre qe protestuan” dhe justifikonin gardistet “qe ishin ne krye te detyres”, sot fotokopjet e tyre te krahut tjeter thone: “nuk ka kauze, ç’kane keta qe protestojne?”. Nuk mund te kete vetedije shoqerore kur nuk ka gazetare te lire e media te lira. Ndaj arroganca pretendon se nuk ka frike. Mendon se i ka krahet te ngrohte me medie te blera e me ndertues- shkaterrues te pasur. Por, heshtje nuk do te kete. Kur te ngelet edhe blogu i fundit, edhe pema e fundit, edhe llogaria e fundit e Twitter-it apo e FB, lufta per parkun dhe per qytetin, do te vazhdoje. Propaganda do te vazhdoje, shume njerez do te shohin apatike sesi po na e marrin Parkun e po ua japin ndertues- shkaterruesve, bashke me tere qytetin.
Do te vazhdoje te kete njerez qe do te presin bileta per te Cirku Belucci dhe do te shohin tigrat qe rrihen me kamzhike. Por, ata 50 djem te rinj do te jene ne proteste. Une do jem ketu duke shkruar. Ky eshte Gezi Parku jone. Dhe nuk kemi tjeter veç atij.
eshte e vertete, Z. Veliaj, mund te genjesh tere popullin per pak kohe, mund te genjesh edhe nje pjese te njerezve per tere kohen. Por, nuk mund ta genjesh tere popullin, per tere kohen.

/shkruar per lapsi.al/