Alex Ferguson: “Topin e Arte e meriton vetem Cristiano Ronaldo”

Lidhur me artikullin:

Fituesi i “Topit te Arte” per vitin 2016 nuk mund te jete askush tjeter pervec Cristiano Ronaldo. Keshtu shprehet Sir Alex Ferguson, trajneri skocez qe mbreteroi per 27 vite ne stolin e Manchester United, madje per nje periudhe ka patur nen urdhrat e tij edhe yllin portugez. Ne nje interviste per mediat spanjolle veterani skocez jep argumentat pse duhet te fitoje 31-vjecari luzitan.

“Viti 2016 ka qene fantastik per Ronaldon. Sukseset e tij jane te paarritshme, kaloi nje vit te mrekullueshem, duke fituar Champions Leaguen me Real dhe kampionatin Europian me Portugaline. Nuk mund te mendoj qe dikush tjeter te marre trofeun e “Topit te Arte.”

Ferguson eshte personi qe ka pare nga afer zhvillimit e talentit portugez, i mberritur te Manchester United vetem 17-vjec. Gjate eksperiences se tij te “Djajte e Kuq”, Ronaldo ka fituar tre tituj radhazi te Premier Leagues ne vitet 2007-2009, nje Champions League ne 2008-en dhe nje Boteror per klube po ne kete vit.

“Konfirmimi i tij si nje prej futbollisteve me te mire te te gjitha koherave nuk ka qene surprize. Kam mesuar ta njoh qe kur ishte 17-vjec dhe kam pare se si eshte rritur profesionalisht. Jane disa talente te futbollit te destinuar per t’u bere te medhenj, por nje faktor thelbesor eshte etika e punes qe te ben nje lojar te kompletuar. Edhe ne moshe shume te re ishte shembull per te gjithe te Manchester United.”